FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË 33 VJETORIN E GAZETËS RD

 

I urojmë medias dhe punonjësve të saj një vit të mbarë dhe një vit kthese për lirinë e shtypit. Ne demokratët kemi probleme jo të vogla me imazhin dhe perceptimin e imazhit. Pjesë e kësaj është edhe gazeta Rilindja Demokratike. Duhet të reflektojmë dhe kemi një vullnet dhe besim të rigjetur për të reflektuar siç jemi zotuar 33 vite më parë, për të ndërtuar ura komunikimi me shoqërinë, grupet e interesit dhe individët që përbëjnë shoqërinë shqiptare. Zotimi i im i parë sot është se PD duke nisur me shpalosjen e programit të saj në vijim zotohet se do çlirojë median shqiptare nga robëria dhe lidhjet me pushtetin që ka zhbërë misionin kryesor të medias.