Sekretarja për Gruan në Partinë Demokratike, Taulanda Jupi, në takimin e zhvilluar sot me gratë e Fierit është shprehur vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë vëmendje reale dhe aspirate tëtjera që shkojnë përtej drejtësisë themelore për të jetuar dhe sigurisë së saj.

Gjithashtu në memorie të grave e vajzave të cilat tragjikisht humbën jetën si viktima të dhunës, por edhe si një thirrje për të reaguar përpara se një tjetër grua apo vajzë të jetë viktima e radhës, në Sheshin qendror të qytetit të Fierit erdhi edicioni i ll-të të ekspozitës “THYER” .

Jupi më tej thotë se se sistemi i drejtësisë ka dështuar të ofrojë siguri dhe mbrojtje për viktimat e dhunës në familje dhe të japë dënimet apo masat  e duhura për dhunuesit.

 

Postimi i plotë i serketares për gruan në PD, Taulanda Jupi:

 

Në memorie të grave e vajzave të cilat tragjikisht humbën jetën si viktima të dhunës, por edhe si një thirrje për të reaguar përpara se një tjetër grua apo vajzë të jetë viktima e radhës, në Sheshin qendror të qytetit të Fierit erdhi edicioni i ll-të të ekspozitës “THYER” .

 

̈ ̈ ̈ , ̈ , , ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ .

 

Mesjetare është dhuna në familjen shqiptare, ku viktima të kësaj dhune janë nënat, motrat, gratë dhe vajzat shqiptare, shumica e të cilave mund të kenë edhe urdhër mbrojtje, por për fat të keq institucionet shtetërore përkatëse dhe çdo hallkë e shërbimit social po shënojnë dështime të vazhdueshme në mbrojtjen e viktimave nga dhuna sistematike ndaj vajzave dhe grave.

 

Sistemi i drejtësisë ka dështuar të ofrojë siguri dhe mbrojtje për viktimat e dhunës në familje dhe të japë dënimet apo masat  e duhura për dhunuesit.

 

E gjithë “ngrehina” e  strategjive kundër dhunës ndaj grave ka përballë numrin e viktimave të dhunës në familje, i cili vetëm gjatë këtij viti – shënoi 15 gra dhe vajza të vrara. Gjatë këtyre 10 viteve të mbrapshtë, sa më shumë hartohen strategji, sa më shumë flitet për ligje dhe hallka shtesë, aq më shumë shtohet numri i grave dhe vajzave viktima të dhunës në familje, e për fat të keq ky numër vjen në rritje çdo vit.

 

ASNJË tolerim nuk duhet të bëhet jo vetëm për dhunuesit, por edhe për ata punonjës të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë që lejojnë dhunuesit të arrijnë tek akti i vrasjes, veçanërisht në rastet kur krimet kanë patur një kronikë të paralajmëruar dhe të denoncuar.

 

Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë vëmendje reale jo propagande, meritojnë kujdes, mbrojtje, meritojnë të kenë ëndrra dhe aspirata të tjera që shkojnë përtej të drejtës themelore për të jetuar dhe sigurisë së saj. Për këtë duhet vullnet dhe vendimmarrje të drejta politike në shërbim të sigurisë për jetën, kujdesit, mbësjtetjes dhe fuqizimit të grave e vajzave në Shqipëri.

Gratë e vrara jane viktima jo vetem te nje burri kriminel por të një sistemi dhe shoqërie që e normalizon dhe nuk e dënon realisht dhunën ndaj grave dhe është detyra jonë të thyejm heshtjen, të reagojmë, të bëhemi zëri i atyre vajzave dhe grave që nuk kanë zë.

Në #16ditëteaktivizmit u bëmë bashkë me zonjat e demokrate të Fierit, për të cilat kam veç mirënjohje për energjinë, forcën dhe shpresën që përcjellin.

 

Me mesazhet e tyre të shpresës dhe bashkëpunimit u bënë bashkë në këtë event kundër dhunës së çdo forme ndaj grave dhe vajzave deputete e Fierit Eralda Bano, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike në Fier Eriselda Zotaj dhe ish-Kandidate për Bashkinë Fier, anëtare e Këshillit Bashkiak Fier Suzana Numani dhe Pranvera Mahmutaj – ish kandidate për Kryetare e Bashkisë Patos.