DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA DHE ANËTARJA E KRYESISË SË PD, ANDIA ULLIRI

Përshëndetje të nderuar qytetarë!

Projektbuxheti i vitit 2024 nuk ofron zgjidhje per situaten e veshtire te rinise shqiptare.
Rinia eshte e keq paguar dhe e pamotivuar.

Në një kohë kur shumica e të rinjve kërkojnë të largohen nga ky vend një orë e më parë, qeveria nuk bën as përpjekjen minimale, duke financuar pak dhe keq politikat rinore.
Miliona euro do të shpenzohen për pritje, përcjellje, zyra apo akomodime të qeveritarëve por aspak shqetësim për të rinjtë që po braktisin Shqipërinë.

Buxheti per arsimin profesional nuk i pergjigjet kerkesave te tregut te punes. Sipermarresit dhe dhomat e tregtise shqiptare dhe te huaja ankohen prej vitesh per mungese personeli te kualifikuar si ne aktivitetet e sherbimeve dhe ato te prodhimit.

Keto nevoja te tregut te punes nuk reflektohen ne politikat e qeverise dhe buxhetit te vitit 2024, duke frenuar dramatikisht investimet qe mundesojne rritjen e pagave.

Shumë pak para për arsimin profesional dhe aspak prioritet për shkollat që vuajnë çdo ditë e më tepër mungesën e nxënësve dhe studentëve.

Jane me dhjetera profesione qe po zhduken te cilat nuk gjejne financim ne arsimim profesional por vetem fjale dhe propagande.

Përveç faktit që nuk ka strategji kombëtare për zhvillimin e të rinjve, buxheti i 2024 i lë totalisht jashtë vemendjes të rinjtë dhe të rejat duke ju dhënë në këtë mënyrë një nxitje të madhe për ta braktisur Shqipërinë njëherë e përgjithmonë.

Faleminderit!