Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndjekur mbrëmjen e sotme shfaqjen teatrale “They never knock”, e përkthyer në shqip “Ata nuk trokasin kurrë”. Zoti Basha shkruan se produksioni teatral me tekstin dhe regjinë e Armand Borës, vë në skenë fatin e një individit i cili zhvillohet nën ankthin, depresionin dhe frikën ndaj një pushteti dictatorial.

Postimi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha:

 

Mes miqsh dhe artistësh ndoqa këtë mbrëmje “They never knock”, një interpretimi emocionues nga Herion Mustafara dhe Era Makoçi, në skenën e Teatrit Metropol.

Një produksion teatral me tekstin dhe regjinë e Armand Borës, i cili është ftuar të prezantohet në fund të muajit Nëntor në Neë York dhe në disa qytete të tjera të Amerikës.

Fati i individit i cili zhvillohet nën ankthin, depresionin dhe frikën ndaj një pushteti diktatorial vjen përmes simboleve dhe një gjuhe teatrale që i jep këtij projekti teatror një dimension universal.