Kryetari i PD Lulzim Basha mori pjesë sot në Shkodër në ceremonin e nderimit me titullin Lisi i Artë, dy personalitet të shquara që edhe në ditët me të errëta, ata ndriçuan mendjet dhe zemrat e shqiptarëve përmes besim në Zot, kardinalit Mikel Koliqi dhe Hafiz Sabri Koçi

Levizja Studentore Shqiptare Dhjetore -90 Shkurt -91 ndau titujt me  motivacionin “ Për kontribut të lartë në shërbim të kombit, Lirisë dhe Demokracisë”

Në fjalën e tij kryetari i PD vlerësoi se rijapja e objekteve të kultit i dha jetë rizgjimit shpirtëror dhe politik të vendit, pas një errësire nën diktaturën më të egër komuniste në kontinent.

“Rihapja e objekteve të kultit pas ndalimit të lirisë së besimit përbën një nga momentet kulmore të kujtesës tonë kolektive, që duhet trashëguar brez pas brezi, për të mos lejuar qe harresa të davarisë dhimbjet e shënuara në trupin e shoqërisë tonë nga regjimi gjakatar. Por gjithashtu, për të mos harruar se përtej kalvarit të gjatë të vuajtjeve, vrasjeve, hetimeve, shkatërrimeve, shpresa dhe dashuria për Zotin ngadhënjyhen përkundër një përbindëshi që ishte në çastet e tij të fundit, por sigurisht ende i rrezikshëm,- theksoi Basha

Basha vkeresoi Shkodrën si qyteti i qëndresës fisnike që i priu  guximshëm çeljes së objekteve të kultit, duke sfiduar hapur diktaturën ndërsa solli në vemendje dhe meshën e parë të mbajtur nga Dom Simon Jubani

“Dyert e shtëpis së Zotit u hapën sërisht pas 23 vitesh.   Shpresa oshëtiru anembën vendi. Ashtu siç oshëtinë nga emocionet dhe lutjet e njerëzve kisha te varrezat e Rrmajit, ku më 11 nëntor 1990, u mbajt mesha e parë solemne, e ndjkur nga më shumë se 40 mijë besimtarë, e drejtuar nga kleriku Dom Simon Jubani, i cili gjysmën e jetës së tij e kaloi në galerat e komunizmit, por jetoi që të shihte dhe udhëhiqte atë grigjë largë errësirës antinjerëzore”- theksoi kryetari i PD ndërsa u ndal edhe tek falja e namazit në Xhaminë e Plumbit

“ Ajo javë e madhe do të mbyllej më 16 nëntor,  te Xhamia e Plumbit ku u mbajt falja e namazit për të gjithë shkodranët, që pa dallim fejemorën guximin ta ndiqnin këtë ceremoni. Mbi 55 mijë njerëz, ndoqën klerikun e nderuar mysliman Haxhi Hafiz Sabri Koçi, i burgosur për shumë vjet nga regjimi komunist, i cili këndoi Ezanin pas 23 vitesh heshtje. Ngjarje madhështore, që do të jehojnë gjatë në histori edhe për një koponent të rëndësishëm që i bën ato pa kohë, të vlefshme për të mësuar prej tyre sa herë që humbasim besimin, orientimin dhe shpresën” tha në fjalen e tij Lulzim Basha.

Kryetari i PD u ndal në fjalën e tik dhe tëk bashkjetesa fetare një model kulturor në gjithë Shqipërinë.

“Pavarsisht besimeve dhe prejardhjes, pavarsisht rreziqeve dhe frikës, ata njerëz u bashkuan për t’i dhënë fund një diktature, që pak muaj më vonë, edhe për meritë të tyre, do t’i linte vend zhvillimeve demokratike.  Sot, ky është një mësim i vlefshëm për këdo që kërkon ripërtëritjen e vlerave që me shumë mund dhe sakrifica u fituan 33 vite më parë.Ndaj dhe përgjigjja e vetme kalon përmes besimit, bashkimit dhe vlerave. Sot, 33 vite më parë, e përgjithmonë, -përfundoj mesazhin e tij kryetari i PD Lulzim Basha.