Kryetari i PD, Lulzim Basha,  vazhdoi takimet në degën 1 në Tiranë, ku bisedoi me banorët e zonës së Tregut elektrik.

Sipas kryetarit të PD, rritja e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse, papunësia e lartë dhe emigrimi masiv, bëjnë që e ardhmja të duket e zymtë.

“Është jetike që ekonomia jonë të hapet dhe të bëhet konkurruese. Në funksion të saj është edhe garantimi i garës në sistemin politik, përmes propozimeve tona për Reformën Zgjedhore. Një parlament përfaqësues i vullnetit të qytetarëve është i domosdoshëm për të vendosur interesat e njerëzve në qendër të politikë-bërjes, duke dhënë atyre forcën për të ndërtuar të ardhmen që duan dhe meritojnë.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’u kthyer atyre besimin te vota dhe te politika. Prandaj dhe ata mbështesin iniciativat tona për:

Lista të hapura

Vetting për politikanët

Barazia e votës

Vota e diasporës

President nga populli

Fund imunitetit nga ndjekja penale

Këto janë propozime konkrete, për ta vendosur politikën në shërbim të njerëzve, për të ngjallur shpresën dhe besimin te instrumenti i vetëm që kemi për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin”, – tha Basha.