Kryetari i PD Lulzim Basha vizitoi kompaninë “FILIPI“ e cila merret me bimët medicinale në Sanxhak të Kurbinit, një kompani që operon prej 32 vitesh dhe sot eksporton edhe në SHBA.

Në bashkëbisedimin me sipërmarrësit, zoti Basha e ka konsideruar këtë sipërmarrje, kartëvizitë për Shqipërinë pasi siç theksoi ai, – të eksportosh në SHBA, është provë dhe dëshmi e një standardi të lartë.

“Është detyrë e shtetit shqiptar të qendroje në krah të sipërmarrjeve të tilla më një potencial të madh që ndikojnë në punësimin e qytetarëve, por edhe në zhvillimin e zonave ku operojnë, – tha Basha.

Duke u ndalur tek mbështetja financiare, Basha tha se akoma pa u bërë Shqipëria anëtare, BE jep afro 200 milion euro fonde të taksapaguesve evropianë për të ndihmuar fermerët, për të ndihmuar agrobiznesin. Sipas Bashës, nëse këto para do të kishin shkuar për fermerët, për infrastrukturën, për agropërpunimin dhe aksesin në treg, sot gjendja e fermerëve do ishte ndryshe.

Nësë këto fonde shkonin për fermerët, pavarësisht presioneve të inflacionit, rritjes së çmimit të naftës apo rënies së euros, do të jepnin stimul për të kompensuar humbjet por edhe që fuqia punëtore të rrinte këtu, jo të largohej.

“Fatkeqësia tek ne është se  u abuzua jo vetëm me fondet publike shqiptare, por edhe me ato të BE”, -theksoi kryetari i PD,  duke shruar se “ndëshkimi është puna e drejtësisë që ne e mbështesim dhe inkurajojmë të vijojë me goditjen e kujtdo që ka abuzuar me fondet publike.” Ndërsa puna jonë, tha Basha, – është të ndertojmë rrugën për të dalë nga kjo situatë.

“Subvencione, në bazë të prodhimit, kjo afekton dhe qytetin, pasi ndikon dhe në çmimin e produkteve, përmirësimin e infrastrumturës që në këtë zonë është e mjerueshme, dhe aksesin në treg. Këto janë hapat që duhen ndërmarrë për të ndryshuar këtë situatë”, – tha kryetari i PD.