Kryetari i PD, Lulzim Basha, u ndal gjate turit në Belsh, në fabriken e vajit të ulliri, “Paola” shpk Marinzë e cila furnizon tregun vendas dhe atë  ndërkombëtar, ku bisedoi dhe me sipërmarrësin e saj Gezim Paja.

Një nga shqetësimet  e sipërmarrësve ishte emigracioni pasi u mungon krahu i punës. Po kështu pamundësia ekonomike ka bërë që të bjerë kërkesa për të blerë vaj ulliri, ndërsa çmimi me të cilin kërkohet nuk i mbulon as koston.

Zoti Basha tha se Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët në Rajon të mbështetjes për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë, është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj.

Në buxhetin 2024 për sektorin e bujqësisë, janë parashikuar më pak fonde. Kjo ulje e cila vjen, në një kohë që edhe Bashkimi i Europian ka bllokuar fondet nga skema IPARD për shkak të aferave korruptive që ka gjetur me ndarjen e tyre, është një goditje e madhe për këtë sektor.