Sekretari për Sigurinë Kombëtare dhe Koordinimin Euro-Atlantik, Xhemal Gjunkshi dënon aktin terrorist të ndodhur ditën e sotme në zemër të institucioneve më të rëndësishme të Turqisë.

Në reagimin e tij, Gjunkshi shkruan se Turqia, është një ndër aleatët më potencialë në NATO dhe do të dijë edhe kësaj here të tejkalojë pengesat që terrorizmi synon të ngjallë mes shteteve.

Reagimi i plotë:

Akti terrorist në zemër të institucioneve më të rëndësishme të Turqisë është një sulm kundër demokracisë dhe stabilitetit të vendit tonë mik.

Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë ngjarje të rëndë dhe përcjell ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për humbjen e jetëve të efektivëve të rendit.  Shpreh bindjen se presidenti Erdogan dhe strukturat shtetërore janë të angazhuar plotësisht të vendosin para drejtësisë autorët e vërtetë të atentatit.

Turqia, një ndër aleatët më potencialë  në NATO do të dijë dhe kësaj here të tejkalojë pengesat që terrorizmi synon të ngjallë.mes shteteve. Liria dhe demokracia janë standarde  të pakthyeshme dhe armiqësia ndaj tyre do të ketë gjithmonë dështim të sigurt.