Kënaqësi të takoja Agim Ajazin në fermën e tij në Grykën e Gurrës, Bubq – e të bisedoja me të mbi shqetësimet që ai dhe blegtorët e tjerë anembanë kanë në këto kohë të vështira për bujqësinë.

Me keqardhje dëgjova atë që është një realitet për shumkënd në sektorin e blektorisë, rënien e vazhdueshme të krerëve dhe prodhimit. Mungesa e subvencioneve, burokracia e tepërt dhe shkurajuese, korrupsioni dhe klientelizmi, e kanë bërë që dega kryesore e bujqësisë tonë, të mos jetë konkurruese me vendet e rajonit. Prandaj konsumatorët shqiptarë blejën me çmime më të shtrenjta bulmetin, sepse blegtorët po tkurrin numrin e krerëve për shkak të kostove të larta. Braktisja e këtij sektorit nga ana e qeverisë po prodhon braktisjen e fshatit.

Fermerët dhe blegtorët shqiptarë kërkojnë një ndryshim, kërkojnë vëmendjen e politikës, kërkojnë përgjigje serioze për problemet serioze me të cilat po përballen. Ky ndryshim nuk mund të vijë nga ata që e kanë sjellë bujqësinë dhe blegtorinë në këtë gjendje, duke arritur deri te bllokimi i fondeve IPARD, për shkak të korrupsionit të përhapur në çdo degë të qeverisjes. Partia Demokratike ka një vizion të qartë për hapat që duhen ndërmarrë në ndihmë të blegtorëve dhe fermerëve. Ne do të forcojmë transparencën për menaxhimin e fondeve për bujqësinë, do të subvencionojmë prodhimin vendas, do bashkëpunojmë ngushtësisht me institucionet e BE-së për të rritur mbështetjen ndaj bujqësisë tonë, do luftojmë praktikat e jashtëligjshme dhe korrruptive që kanë pasuruar vetëm klientët e qeverisë, duke lënë në mëshirë të fatit shumicën dërrmuese të blegtorëve e fermerëve.

#partiademokratike #nëshërbimintuaj