“Në Shqipëri, rreth 44% e popullsisë është në kufinjt e varfërisë, përqindja më e lartë në BE dhe në rajon.

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë ku shumica e vendeve të punës në dispozicion ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik të nevojave për një familje”, – u shpreh Basha.

Sipas kreut të PD, biznesi i vogël po dëmtohet nga rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse. Konkurrenca e pandershme e bizneseve që mbështeten nga qeveria po i falimenton bizneset e vogla, por edhe të mëdha.

“Politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë më të pasurit dhe oligarkët.

Lagje më lagje, derë më derë, pranë njerëzve, për të dëgjuar ata e për të gjetur zgjidhjet më të mira për problemet e tyre të vloga e të mëdha.

Kjo është politika që ne duam t’u ofrojmë qytetarëve, në shërbim të tyre, e jo të karrigeve”, – u shpreh Basha gjatë takimeve me qytetarë e sipërmarrës.