Kreu i PD, Lulzim Basha, bashkë me bashkëshorten e tij, Aurela Bashën, kanë ndjekur shfaqjen “Mbreti po vdes”, nën drejtimin të regjizorit Armand Bora.

Basha ka shpërndarë foto në facebook me momente nga shfaqja dhe shprehet se performanca e shkëlqyer e brezit të ri të aktorëve i japin jetë një vepre pa kohë të dramaturgut rumun, që përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik.

Postimi i plotë:

Bashkë me Aurelën ndoqëm me shumë kënaqësi shfaqjen “Mbreti po vdes”, vepër e dramaturgut Eugène Ionesco, e realizuar nga aktorë të rinj të Universitetit të Arteve, nën drejtimin plotë përvojë të regjizorit Armand Bora.

Një performancë e shkëlqyer e këtij brezi të ri aktorësh, që përmes talentit të tyre i japin jetë një vepre pa kohë të dramaturgut rumun, që përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik.

Përgëzimet më të sinqerta të gjithë trupës!