Librazhdi, Prrenjasi, Gramshi dhe gjithë qarku i Elbasanit  do kenë më pak nxënës në bankat e shkollave, është shqetësimi që ka ngritur deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja.

Me anë të postimi në Facebook, Gështenja gjithashtu thotë se emigrimi po e rrënon gjithë qarkun e Elbasanit.

Postimi i plotë:

Si asnjëherë më parë, Librazhdi, Prrenjasi, Gramshi dhe gjithë qarku i Elbasanit  do kenë më pak nxënës në bankat e shkollave, shqetsim të cilin e kam ngritur disa herë në Parlament!

Më shumë se 421 nxënës do mungojnë këtë vit në bankat e shkollave. Ndërkohë që vitin e kaluar 322 nxënës i munguan shkollave.

Kjo hemoragji emigrimi po e rrënon jo vetëm Librazhdin, Prrenjasit por gjithë qarkun e Elbasanit.

Drejtoria Arsimore ka njoftuar se do krijohen më shumë klasa kolektive, ndërkohë që vitin që shkoi  Librazhdi kishte  50% të klasave kolektive.

Më shumë mësues do largohen nga puna.

Këtij realiteti qeveria nuk i përgjigjet me zëvëndësim ministrash.

Duhet ndryshim!