Demokratë të nderuar!

Dje në Elbasan u zhvillia ballfaqimi i parë mes kandidatëve në garën për Kryetar të PD. Ky është një hap pozitiv. Demokratët e kanë të domoseoshme të njihen me ata që kanë ambicie t’i idhëheqin. Por, formati i vendosur nga organizatorët nuk mjafton, nuk e realizon misionin e vet. Ballafaqimi duhet që demokratët të bëjnë dallimin mes kandidatëve. Dallimin mes personalitetit, vlerave, besimeve, besushmërisë, ndershmërisë së tyre. Formati i paracaktuar nuk e jep këtë mundësi për demokratët. Organizatorët dhe kandidati rival i njohin formatet dhe teknikat e debatit demokratik. E dinë si bëhet ky debat në botën demokratike.

Unë u kërkoj organizatorëve dhe i bëj thirrje kandidatit rival të ecim në ballfaqimet e tjera me formatin klasik. Minutazh për prezantimin. Moderator i paanshëm, kohë e caktuar për pyetje nga salla dhe për pyetje ndaj njëri tjetrit. Çdo shpikje që e pengon ballafaqimin pengon garën.

Dje në Elbasan u përdor një format që e kthen ballafaqimin në shfaqe. Ne kemi nevojë për ballafaqim, jo për shfaqe teatri.

Falenderoj demokratët e Elbasanit që me mënçurinë e tyre e shpëtuan ballafaqimin e djeshëm. Ata me pyetjet e tyre kapërcyen kufizimet e formatit dhe mundësuan më shumë ballafaqim dhe më shumë transparencë për alternativat, vlerat dhe kredibilitetin e kandidatëve.

Uroj që organizatorët të reflektojnē, në mos nga thirrja ime, nga sjellja dhe vlera politike e demokratëve të Elbasanit.

Ju faleminderit për seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e lartë politike.