Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollku, në një postim në Facebook shprehet se keqpërdorimi i deklaratave në emër të Grupit Parlamentar duhet të ndalet.

Çollalu tha se në grupin parlamentar bëjnë pjesë të gjithë deputetët e PD dhe qëndrimet për çështje të caktuara me zgjedhjet në parti janë të ndryshme.

Ai gjithashtu u bën apel kolegeve t’i bëjnë deklaratat në emër perosnal dhe jo në emër të gjithë Grupit Parlamentar të PD.

Postimi i plotë:

Keqperdorimi i deklaratave ne emer te Grupit Parlamentar duhet te ndalet.

Ne Grupin Parlamentar bejme pjese te gjithe deputetet e PD.

Eshte fakt i njohur se brenda grupit per ceshtje te caktuara,qe lidhen me zgjedhjet ne PD ndajme mendime e qendrime te ndryshme.

Eshte krejt normale qe kolege deputete individualisht apo ne grup nominalisht mund te shprehin qendrimet e tyre.

Eshte jo korrekte dhe jo etike qe ne emer te Grupit te dalin deklarata qe nuk perfaqesojne gjithe grupin e qe per me teper nuk jane as diskutuar me te gjithe grupin.

Duke qene se kjo po behet nje sjellje rutine e perseritur,ju bej apel kolegeve ti bejne te tilla deklarata ne emer perosnal dhe jo ne emer te gjithe Grupit Parlamentar te PD,si kusht per te ruajtur respektin reciprok dhe kohezionin e Grupit.