Si asnjë herë më parë shqiptarët po përballen me një furi skandalesh të cilat ndjekin njëra tjetrën orë pas ore. Ndërkohë që është arrestuar një ministër i Edi Ramës për vjedhjen e shekullit atë të inceneratorëve, ka plasur një skandal tjetër. Një skandal që në çdo vend normal do të ishte pasuar nga dorëheqja e kryeministrit. Në fakt, Edi Rama, jo vetëm që nuk ka dhënë dorëheqjen por doli sot në një tentativë për të na shpjeguar që ishte problemi i bravave të AKSH-it. Në fakt, të dyja skandalet e fundit kanë një autor dhe një ekzekutues sepse kanë vetëm një përfitues dhe ky është Edi Rama. Fillojmë me patronazhistët, sistemin që ai ndërtoi në funksion të masakrës elektorale të 25 Prillit. Ju e dini fare mirë se denoncimet tona atë herë kanë përfshirë dhe vjedhjen e të dhënave sensitive siç janë të ardhurat personale të shtetasve. Ju, përfaqësuesit e mediave ia keni transmetuar këto qëndrimet tona që vinin pikërisht nga burime nga brenda administratës se të dhënat më sensitive të qytetarëve marrë nga drejtoria e tatimeve apo dhe përmes të dhënave të tjera të disponueshme nga qeveria apo të aksesueshme në mënyrë të paligjshme nga qeveria i ishin vënë në dispozicion shtabit elektoral të Partisë Socialiste.

Tani këtë gjë e di fare mirë Edi Rama, ndaj kur thotë që janë marrë copa copa nuk bën gjë tjetër veç se konfirmon atë që ne kemi denoncuar prej fillimit. Janë marrë copa copa apo janë marrë si një  e tërë e janë përpunuar copa copa, skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të shtetsave shqiptarë sa i takon të ardhurave të tyre është vetëm konfirmim i skemës kriminale në kuptimin e kodit penal. Të kriminit elektoral të ndërtimit të sistemit të sigurimit të ri të shtetit, si sigurimi i patronazhistëve. Edi Rama është i vetëdijshëm për këtë. Kjo është arsye që ai ka dalë ti mbrojë publikisht, para, gjatë fushatës dhe pas fushatës. Sepse nga niveli komandues i sistemit të patronazhistëve deri tek pjesa dërrmuese e patronazhistëve nëpër lagje janë ekspozuar para bashkëqytetarëve të tyre si operator të sigurimit të ri të shtetit. Dhe si të tillë janë në rradhë të parë në shkelje flagrante të ligjit dhe në një vend normal i pret ndjekja penale, pse jo dënimi me burg. Në veçanti të tillë janë ata që kanë ideuar dhe ekzekutuar skemën e vjedhjes të të dhënave personale në tërësi dhe konfirmimit të kësaj skeme që është dalja e të ardhurave personale të një numri të madh të qytetarëve që punojnë në sektorin publik dhe sektorin jo publik, sektorin privat në vend. Është skandaloze. Do të ishte skandaloze dhe po të kishte ndodhur para 12 vitesh apo 13 vitesh kur morëm ftesën në NATO. Është dyfish skandaloze sot sepse tregon shkallën e lartë të dobësisë që Shqipëria paraqet jo vetëm për veten e saj, por edhe në raport me aleatët për sa i takon aftësisë për të mbrojtur të dhëna sensitive. Është skandaloze sepse vjen pas një sërë skandalesh të tjera që kanë filluar që në vitet e para të kësaj qeverisjeje.

E keni harruar ju skandalin e serverit të tatimeve. E mbani mend sesi u futën dhe vodhën serverin e tatimeve për të marrë të dhënat e të gjitha kompanive dhe subjekteve private. Kush përfundoi në burg për këtë ? Askush. E dini pse? Sepse ishte një skemë e orkestruar nga pushteti i atëhershëm. Ajo që kemi parë sot është vite drite larg asaj që duhet të ndodhte. Sot Edi Rama duhet të dilte jo të kërkontë  ndjesë, por të jepte dorëheqjen pastaj të kërkonte ndjesë. Në fakt po përpiqet ta zvogëlojë këtë skandal që ekspozon para keqbërësve të çdo lloji mbi 630 mijë bashkëqytetarë tanë dhe familjarët e tyre. Që cënon sigurinë familjare dhe personale dhe që ky pretendon që është çështje teknike, pra çështje bravash dixhitale. Nuk është çështje teknike, nuk është çështje e një punonjësje që paska pasion të ketë në USB pagat e 630 mijë qytetarëve. Nuk ka shqiptar, nuk ka qytetar që të ketë pasione të tilla. Qënia njerëzore është një qënie komplekse dhe gjithësecili mund të ketë pasione të ndryshme, të hapura apo të fshehta. Por, pasion që të kesh në USB apo në hard disk të dhënat personale, rrogat, të ardhurat e 630 mijë qytetarëve ky nuk është pasion. Ky është një akt kriminal . Ky është  një akt kriminal i urdhëruar, ky është  një akt kriminal i përmasave të tilla që nuk ka urdhër  ta bëjë realitet përvecse përfshirjes së personave më të fuqishëm  politikë në vend. Kështu që dhe ndjesa e tij është sa për  të kaluar rradhën , sepse kjo nuk është një cështje teknike, është një cështje politike, është një cështje ligjore, është një cështje penal. Është një cështje e pushtetit që lidhet personalisht me Edi Ramën, është pjesë e skemës së patronazhimit për blerjen e votës dhe blerjen e mandatit të tretë. Sa herë ka kërkuar ndjesë që të mos mbajë përgjegjësi, gjërat kanë shkuar më keq në këtë vend. Burimi i cdo të keqe është vjedhja e votës, është një pushtet i blerë i cili duhet kthyer qytetarëve. Ky skandal lidhet me skandalin tjetër të madh, atë të vjedhjes më inceneratorët dhe ajo që i bashkon këto dy skandale  është ideatori, zbatuesi dhe përfituesi i të dyjav, që është Edi Rama. Shqiptarët nuk kanë më asnjë  dyshim se koka e aferës së inceneratorëve nuk është ai që sot ndodhet në qelitë e 313, nuk është Lefter Koka  koka. Edhe SPAK me gjithë zvarritjet dhe përdorimet  kohë pas kohe nga politika, nëse do9 të hetojë deri në fund dhe më seriozitet do të cojë pas hekurave  jo vetëm një ish ministër, por së paku gjysmën e qeverisë aktuale përfshirë kryeministrin.

Jemi përpara një tangentopoli, që meriton një mega proces. Një megaproces që nis nga koka dhe jo nga bishti.  Po e përsëris për të gjithë qytetarët, në veçanti për rininë shqiptare që ndoshta nuk i thotë gjë tangentopoli. Është një term kur gjysma e klasës politike  ra në burg për shkak të përfshirjes së tyre në afera korruptive me mafien në fillimtë viteve 90. Jemi përpara të njëjtës skemë . Drejtësia italiane ju përgjgij këtij skandali me atë që njihet si manipulimi, një megaproces ku nuk u kursye asnjë nga politikanët e përfshirë dhe asnjë nga organizatat kriminale të përfshira. Pra, nga njëra anë skandali i patronazhistëve,  për të cilin ka sabotuar planin hetimor të komisionit hetimor të drejtuar nga zoti Alibeaj , nga ana tjetër skandali i inceneratorëve i cili sic e patë dje sabotoi seancën dëgjimore të rradhës, sic po saboton në cdo aspekt tjetër komisionin hetimor për  aferën e inceneratorëve të drejtuar nga zonja Tabaku. Nuk ka nevojë të flasim për gjurmët, ja ku është ujku. Natyrisht prania e të dy skandaleve në të njëjtën kohë mund të interpretohet  edhe si  n jë përpjekje për të mbuluar një skandal me tjetrin për të cilën ka fjalë popullore të urta, por shumica prej tyre përfshin shprehje  që nuk i takojnë fjalorit të komunikimit publik, por shpresa që do ti shuajë të dyja  duke i përplasur  me të dyja është një shpresë  e kotë. Inceneratorët janë afera më e madhe korruptive e 30 viteve. Janë eedhe krimi më i përbindshëm i  një qeverie që edhe në kohën e pandemisë, edhe në kohën e tërmetit u hoqi bukën e gojës femijëve shqiptarë , i la njerëzit të vdisnin nga koronavirusi, i la kompanitë të mbylleshin  dhe të humbnin vendet e punës, i la familjet në cadra , por nuk harroi të paguantë këstet e inceneratorëve kokërr më kokërr, madje edhe gjatë kohës që kanë qenë të sekuestruar  sic u bë publike në dy ditët e fundit.

Ndërsa publikimi i të dhënave personale të qytetarëve është  pa pikë diskutimi asgjë më pak  sesa zgjatim i skemës së patronazhistëve. Patronazhistët të cilët u mbrojtën dhe u  promovuan nga Edi Rama. Pra këtu duhet të ndalemi një moment  dhe të kuptojmë se kemi të bëjmë me një autor pavarësisht se kemi dy skandale, kemi të bëjmë me një përfitues nga zullumi i të dy skandaleve, Me paratë e inceneratorëve janë blerë vota , janë blerë media dhe gjithçka tjetër në funksion të masakrës elektorale. Me nxjerrjen e të dhënave  është dëshmuar qartë se makineria e të dhënave  shtetërore e partisë shtet e kryesuar nga Edi Rama, përfshirë  dhe të dhënat sensitive ato që cdo  qeveri ka për detyrë ti ruajë , u vunë në shërbim të masakrës elektorale. Këto janë faktet nga e cila nuk mund të shmanget askush dhe aq më pak Edi Rama. Në konkludim dhe para se ti jap fjalën zonjës Tabaku dhe zotit Alibeaj.  Jemi përpara një tangentopoli, që kërkon një mega proces. I bëj thirrje strukturës së posaçme antikorrupsion, byrosë kombëtare të hetimit, shërbimit informativ kombëtar, të krijojnë menjëherë infrastrukturën e nevojshme, që personat përgjegjës për këtë skandal të arrestohen, pra të mos të lihen në gjendje të lirë, apo në gjendje për tu arratisur, që të nisin menjëherë të gjitha proceset e nevojshme për vënien para përgjegjësisë të personave me mbrojtje politike. I bëj thirrje përfaqësive të huaja në Tiranë, të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për strukturën e posaçme antikorrupsion, për strukturat relevante në policinë e shtetit dhe për shërbimin informativ shqiptar, sepse në momentin që flasim, informacionet pranë Partisë Demokratike tregojnë për një presion të jashtëzakonshëm politik nga personat e përfshirë direkt në skandalin e patronazhimit, në këtë aspekt të skandalit të patronazhimit, që është rrjedhja e të dhënave personale, mbi të ardhurat personale të shtetasve, sikundër vazhdon presioni, që skandali i inceneratorëve të mbyllet me Kokën, që është bishti, si i vetmi person nën hetim dhe i arrestuar. I garantoj qytetarët shqiptarë, që pavarësisht ritmit dhe shpejtësisë së lëvizjes së strukturës së posaçme antikorrupsion, e cila dhe një herë, ka gjithë mbështetjen e Partisë demokratike dhe të opozitës, dhe timen personale si kryetar i saj. Përkundër presioneve nga ata që janë kapur në flagrancë, pavarësisht prej shpejtësisë së lëvizjes së tyre, Partia Demokratike është e vendosur, të zhvillojë me përkushtim, me të gjithë thellësinë dhe pa asnjë ndalesë, atë pjesë që kushtetuta ia ka garantuar, hetimin e plotë parlamentar, si të masakrës zgjedhore e në veçanti të skandalit të patronazhistëve, ashtu dhe të vjedhjes më të madhe të këtyre 30 viteve, asaj të inceneratorëve.

https://www.youtube.com/watch?v=ZsleskzujeM