DEKLARATË E GRUPIT TË PUNËS PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE NË LIDHJEN DEMOKRATIKE TË GRUAS SË PD

Jemi sot për të bërë një komunikim në përgjigje të transparencës dhe të vijueshmërisë të punës që do të kryhet për zgjedhjen në Lidhjen Demokratike të Gruas. Jam këtu me dy kolege, mikesha të nderuara që janë pjesë e grupit qendror të Lidhjes Demokratike të Gruas sa i përket zgjedhjes në këtë forum për t’ju komunikuar në mënyrë të hapur dhe transparente atë çka do të jetë vijimi i punës pas një parapërgatitjeje e cila ka qenë  një fazë shumë e rëndësishme e dizenjimit të strategjisë, e marrjes përsipër të disa  përgjegjësive shumë të rëndësishme për të ndërtuar  një forum të Lidhjes Demokratike të Gruas i cili realisht t’i përgjigjet më në fund normave demokratike dhe të meritokracisë dhe të garës dhe jam këtu me dy koleget e mia, pjesë e grupit të punës për t’ju komunikuar atë që është faza vijuese e kalendarit që do të definohet dhe do të mbarojë me datën 19 shkurt me zgjedhjen e kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas si një zgjedhje që do të vijë nga një përshkallëzim i garës, platformës, primare por mbi të gjithëa si një përshkallëzim i një analize dhe i një  performance të mirë dhe të përgjegjshme të grupit të punës i cili do të vijojë me grupe të tjera të punës nëpër degët e Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Gruas në Shqipëri. Është e nevojshme ta bëjmë këtë komunikim me publikun dhe  sidomos me zonjat demokrate dhe ato të Lidhjes Demokratike të Gruas për shkak se kjo është fillesa e një sistemi i cili siguron meritën dhe garën. Padyshim Lidhja Demokratike e Gruas ka një histori suksesi dhe përgjatë viteve ka pasur personalitete dhe figura të shquara të gruas shqiptare në profesione dhe politikë. Disa prej tyre që le të themi janë emblemat e Lidhjes Demokratike të Gruas ndër vite dhe në profesionet e tyre dhe jemi të nderuar dhe krenarë që i kemi, kanë qenë pjesë e konsultave të brendshme të grupit të punës i cili përbëhet kryesisht nga zonja deputete siç është bërë e ditur dhe 2-3 zonja të tjera të cilat e njohin  dhe i kanë respektuar strukturat e gruas në disa qarqe të cilat duhet ta themi në çastin e parë ne të gjitha si grup i punës, të gjitha zonjat jemi të përjashtuara nga gara për Lidhjen Demokratike të Gruas. Ky është hapi  i parë që provon se si ky proces nis jashtë çdo konflikti interesi, se si ky proces do të udhëhiqet nga një trup dhe nga një bord drejtues që nuk ka asnjë interes për të influencuar apo për të çekuilibruar çdo normë të garës dhe të votës. Është e rëndësishme të themi që nisi në datën 5 janar ngritjen e grupeve në degët e Lidhjes Demokratike të Gruas dhe për një periudhë që vijon nga data 5 janar rreth 3 javore procesi më i rëndësishëm për Lidhjen Demokratike të Gruas dhe zgjedhjet që do të vijohen në të, është ai që ka të bëjë me analizën dhe performancën dhe anëtarësimet e reja. Analizë dhe performancë për një arsye madhore. Lidhja Demokratike e Gruas, pavarësisht se në shumë vite ka munguar garën dhe konkurrencën, ka munguar ekzistenca e shumë strukturave drejtuese që do të realizonin atë që quhet kontrolli dhe balanca dhe transparenca dhe sidomos meritën dhe për t’i dhënë kontributin atyre që kanë qenë më të sakrifikuara dhe më aktive në jetën e Lidhjes Demokratike të Gruas. Pavarësisht kësaj, ka pasur gra kryetare të Lidhjes Demokratike të Gruas të cilat pavarësisht të mungesës së rregullave të lojës, kanë ditur të qëndrojnë aty dhe të jenë luajale, të jenë kontributore të mëdha, kryetare degësh të Lidhjes Demokratike të Gruas në të gjithë Shqipërinë që pavarësisht të gjitha vështirësive që kanë pasur, do të gjejnë mbështetjen dhe promovimin për shumë elementë të kontributit dhe sakrificës së tyre që ndoshta herë pas here, megjithëse mund të kenë qenë kryetare të Gruas në degët respektive, përsëri e kanë bërë këtë me shumë sakrificë dhe me pak mbështetje. I jemi mirënjohëse kujtdo që në kushte të vështira ka ditur të mbaj atë që është parimi demokracisë, kontributit dhe besnikërisë ndaj besimeve të së djathtës dhe Partisë Demokratike. Mbetet me vlerë të komunikojmë më tej kalendarin. Pas 3 javëve të analizës së performancës dhe hapjes së anëtarësimeve dhe databaz-it i cili do të rikonfirmohet për anëtarësinë e Lidhjes Demokratike të Gruas, do të nisim zgjedhjet në nivel dege të cilat do të bazohen në platforma që do të kenë kandidatet pasi ato të regjistrohen sipas kalendarit që do të publikohet, platformave dhe debateve të brendshme në ccdo nivel dege për Lidhjen Demokratike të Gruas. Në datë 6 shkurt 2022, ditë e diel do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë  për kryetare të LDG në nivel dege e po ashtu pas datës 6 do të hapim një fushatë në nivel qarku për të nisur atë që është gara nëpërmjet primareve, debatit të bukur, konstruktiv, për të shkuar më në fund në datën 19 shkurt që do të kulmojë me zgjedhjen e kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas. Normalisht pasi kemi diskutuar gjatë një gjë ka qenë në sinkron me të gjitha koleget  që është Lidhja Demokratike e Gruas duhet me të vërtetë të konceptohet si një organizatë partnere  ndaj Partisë demokratike, duke zgjeruar kështu konceptin  jo vetëm të anetarësisë por edhe të asaj që ne e kemi quajtur pjesëmarrëse profesioniste në aktivitetet e Lidhjes Demokratike të Gruas . Pra nuk do të kemi vetëm anëtare por do të kemi dhe një tjetër le të themi kontributore , që është koncepti i pjesmarrëseve, sepse patjetër shoqëria dhe Shqipëria pret që politikbërja të zgjerohet gjithmonë e më tepër drejt asaj mase të shoqërisë, e cila jo domosdoshmërisht kërkon të aderojë në një parti politike, apo në një forum të një partie partnere politike, por kërkon, padyshim, që politika të hapet dhe zgjerohet drejt atyre profesionistëve, të cilët e shikojnë politikën si një politikë zhvillimi. Kështu, gra në profesione të nderuara, mjeke, infermjere, avokate, profesioniste të, juriste të ndryshme, arkitekte dhe të mos vijojmë kështu me profesione në të cilat gruaja në fakt në Shqipëri, në këto 10 vitet e fundit ka bërë progres shumë më tepër sesa imagjinohej, mund ta shohin veten në aktivitetet të Lidhjes Demokratike të Gruas, si pjesmarrëse në politikat e zhvillimit, jo vetëm në politikat ideologjike, por në politikat e zhvillimit. Në këtë mënyrë, besoj që ky dimension, jo vetëm i anëtarit, por edhe i pjesëmarrësit do ta bëjë Lidhjen Demokratike të Gruas vërtetë një organizatë partnere me Partinë Demokratike. Është me shumë vend të theksojmë atë që para se ta nisnim këtë deklaratë dhe komunikim për publikun që mendimi kritik i zonjave të cilat aktualisht mund të kenë shumë kritika për Partinë Demokratike, mund të kenë shumë për të thënë për Lidhjen Demokratike të Gruas dhe më gjerë, mund të kenë shumë për të thënë për ato që po kalon Partia Demokratike në këto momente dhe pikërisht sepse është Partia Demokratike mendimi kritik do ta gjejë veten dhe do të ketë mbështetjen tonë absolute të gjithë grupit të punës për të qenë i promovuar dhe për të qenë i mbështetur në  atë që do të jetë gara e vijueshme deri në datën 19 shkurt ku ne presim që një figurë e nderuar më e gjerë sesa thjesht politike të arrijë të kryesojë Lidhjen Demokratike të Gruas duke krijuar partneritetin dhe duke mbështjellë mendimin kritik dhe padyshim duke patur mbështetjen absolute të një bordi zonjash, ndër më të mirat të cilat tanimë e kanë nisur këtë rrugëtim me përgjegjësi dhe jashtë çdo konflikti interesi. Ju falenderojmë për vëmendjen dhe gjithçka tjetër!

https://youtu.be/6jD54PBjTB8