Përballë fakteve të rënda e kompromentuese, që tregojnë korrupsion, nepotizëm, dhe abuzim me pushtetin, Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë opozitën.

Sulmi i Edi Ramës ndaj opozitës nuk sjell asnjë dobi publike dhe aspak transparence, në lidhje me faktet e denoncuara nga Partia Demokratike sot.

394 milionë lekë janë prokuruar nga qeveria në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa garë, për interes të Erion Veliajt.

Eshtë fakt që kompania që ka fituar tenderin për dekorimin e qytetit me rastin e vizitës së Papa Franceskut, kishte vetëm pak muaj që ishte krijuar, dhe nuk plotëson asnjë prej kushteve teknike.

Eshtë fakt që kompania fituese, ka të njëjtën adresë, është e strehuar tek zyrat e Vëllait të Ministrit të Mirëqënies.

Vizitën e Papa Franceskut e mirëpriti cdo shqiptar, por Edi Rama dhe zyrtarët e tij gjetën rastin të pasurohen financiarisht.

Këto janë faktet. Reagimi i Edi Ramës sot është një shkarkim bloze në ajër për të krijuar mjegull. Por nuk ka shoshë që e mbulon dot korrupsionin qeveritar dhe ministrat serial-abuzues.

Edi Rama premtoi se do të reagonte kur ministrat përfshihen në skandale, por mbrojtja që po i bën sot korrupsionit e bën atë dy herë përgjegjës.

Sot dëshmoi se në këtë afere ka dhe ai pjesën e tij.