Deputeti Boçi e cilëson farsë antiligjore dëgjesën e djeshme të kandidatëve për kreun e AMA

Deputetët e Rama-metës në komisionin e edukimit dhe medias rimbajtën farsën e dëgjesës me ata që duan të emërohen në krye të AMA-s.

Kjo është farsë sepse, sipas ligjit në fuqi, posti i kryetarit të AMA-s nuk është vakant. Rama-meta u rrekën me amendamente peza e memo fallso, në shkelje të ligjit që vetë e kishin votuar, në përpjekje për të shkarkuar kryetarin e ligjshëm.

Eshtë farsë sepse ligji i votuar edhe nga socialistët parashikon eliminimin e kandidaturave nga opozita dhe propozimin e dy kandidatëve në seancë plenare. E paaftë të veprojë për shkak të sherrit brenda llojit me motiv babëzinë e klientelizmin, Rama-meta i propozojnë Kuvendit jo dy por katër kandidatë.

Farsë sepse AMA-s, rregullatori i medias elektronike, i duhet një barazlargim nga palët politike e operatorët e tregut. Kandidatët  e shumicës janë vegla të klientit mediatik të Edi Ramës.

Farsë sepse pasi shumica deklaroi se do të përfillte rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar deri tani i ka shkelur me të katër këmbët ato.

Paligjshmëria e kapja e shtetit për interes personal është refreni i Rama-metës dhe ne do e kundërshtojmë parreshtur.