Deklaratë e Koordinatorit Ervin Salianji

 

 

 

 

 

Propagandë e re, zakone të vjetra.

Ja cfarë bëri Kryeministri sot, me prezantimin për arsimin e lartë, duke mallkuar cfarë ka ndodhur, dhe duke mos pasur asnjë ide për të ardhmen. 

Por më e keqja, me Edi Ramën 12 000 të rinj më pak do të pranohen këtë vit në Universitetet Publike, për shkak të vendimit të qeverise. 

Qeveria ndryshe nga premtimet, nuk po përmirëson kushtet, nuk po ul tarifat e studimit, nuk po pranon më shumë studente, nuk po e con buxhetin për arsimin në 5%, nuk po rrit financimin për ekselencën, dhe nuk po bën as edhe një investim të vetëm në infrastrukturën mësimore.

Pas 1 viti, arsimi është në udhëkryq. Kemi vetëm demagogji, shfaqje propagandistike, dhe në realitet zhbërje dhe kthim mbrapa.