Ministra kanabistë!

Ministre kanabina!

Nuk po ju quaj unë, po ju quan e gjithë Shqipëria, po ju quan e gjithë bota. Cfarë doni më shumë se sa 4 artikuj në të katër anët e planetit për Kolumbinë e Europës! A ju dhimbset apo jo Shqipëria? Apo për xhepin tuaj jeni të gatshëm të shkelmoni çdo qelizë, çdo interes të këtij vendi dhe keni pafytyrësinë dhe paturpësinë dhe thoni se nuk ka kanabis në një kohë që çdo shqiptar e sheh sot se ka dy ministra bujqësie, njëri është zoti Panariti, tjetri është zoti kanabist Tahiri. Në një kohë kur gjitha Shqipëria e shikon se një vello e zezë krimi ka mbuluar Shqipërinë, nga thellësitë e Alpeve deri në Pogon. Vetën 3 ditë më parë, një djalë 31 vjeç u ekzekutua me kodin e mafies, në Shën Gjergj, me një plumb mbas koke, dhe ky është viktima e tetë. Por unë do ndalem pak më poshte në këtë çështje.

Cështja me të cilën doja të hapja fjalën është akti i shëmtuar, i paprecedent në këto 24 vite; khasapana e fjalës së lirë. Për herë të parë në 24 vite, një emision investigativ, për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, për një çështje që faktohet katërcipërisht vrasja e mirëfilltë shtetërore, nuk them me dashje por vrasjet shtetërore janë me dashje dhe pa dashje. Dua ta them këtu, se Ardit Gjoklaj është vrasje shtetërore. Dhe njëlloj, sikur të ishte çdonjëri, jo një i ri, jo një 17 vjeçar që përballej me dinjitetin më të madh me aspektet më të vështira të jetës në këtë vend. Pasi dështuan ta mbulojnë dhe ta varrosin në plehra, atëherë bëjnë gjithçka, përpiqen ta vrasin për së dyti, të bllokojnë emisionin e tij. Dhe kjo është vepër e Edvin Kristaq Ramës. Këtë akt nuk mund ta bëj kush tjetër në Shqipëri përveç atij që ka fuqinë e ekzekutivit, Ky akt i shëmtuar është një damkë e zezë, është një dëshmi e qartë se si paratë e krimit po sundojnë çdo ditë dhe liritë dhe të drejtat më themelore të shqiptarëve; anullimin, censurimin, bllokimin e një hetimi gazetaresk për vdekjen e një të riu 17 vjeçar, ky është një krim i madh. Eshtë krim ndaj fjalës së lirë. E para e lirisë është fjala, në librat e Shenjtë dhe në të gjitha librat e tjera. Por nuk ka liri pa qënë shpirtkazëm që të mos i dridhet zemra, të mos i dridhet shpirti para një viktime, që zgjodhi këtë verë të punonte turni tretë, për të gjetur më pas vdekjen vetëm e vetëm që të mund të vishej ditën e parë të shkollës, vetëm e vetëm që të mund të blinte librat e shkollës sepse nuk kishte mundësi të tjera. 

Unë kam konstatuar se në psikologjinë atërore, Edi Rama çdo ngjarje, çdo krim, çdo gjë që i pasqyrohet atij, ai adapton menjëherë qëndrim e tij armiqësor. Ai nuk ka shqipëruar deri më sot emrin e atij djali (Arditit). Dhe asnjë nga kjo shumicë, nga këta ministra nuk shprehu një dhimbje, nuk shprehu një keqardhje. A e dini që është vrasje shtetërore ajo, sepse kompania është shtetërore. Edhe një herë them se, nuk them se ishte e qëllimshme, por heshtja ndaj saj, heshtja ndaj një krimi të një kompanie shtetërore dhe një kryetari të Partisë Socialiste dhe kryetarit ët Bashkisë të Tiranës, e bën shumë herë më të shëmtuar veprën tuaj, e bën praninë tonë këtu jashtëzakonisht të vështirë dhe të rëndë. 

Dua të shpreh mbështetjen time më të madhe dhe falenderimin tim për të gjithë ato media sociale, dhe më vonë dhe elektronike, të cilët e trajtuan problemin. Por mendoj se kjo është një goditje e rëndë për mbarë shoqërinë, dhe duhet të mbahen qëndrime. I bëj thirrje komisionit të mediave të mblidhet me urgjencë dhe të shqyrtojë liçensën dhe çdo qëndrim tjetër ndaj atyre çensorëve, xhelatë të fjalës së lirë. 

I bëj thirrje prokurorisë të shtojë në dosje këtë akt të shëmtuar që për çdo njëri të qytetëruar dëshmon se cili është krimineli i vërtet, se kush është vrasësi i vërtet i 17 vjeçarit, që në mes të plehrave të Tiranës, me djersën e tij, turni tretë donte të siguronte pak të ardhura për të blerë librat e shkollës e për tu veshur më mirë për vitin shkollor. Eshtë e kotë t’u flasësh lumturorëve, kjo rracë e majmur duke vjedhur të varfërit shqiptar. Nuk u flitet këtyre. Këta i ka çmendur pasuria, këtyre vetëm piktura u qarkullojnë nga 8000 euro dhuratë piktura. Këta nuk mund t’ja dinë kurrë atij prandaj e shtypin për së vdekuri. Këta shkelmojnë mbi të vdekurit, dhe kjo është më e rënda. Ndodhi akti, duhet të kesh burrërinë dhe të jesh i pari që ta shpallësh vdekje shtetërore, se aty shteti ka detyrime të tjera pastaj. Dhe me ato detyrime shteti lan veten. 

Ja u them këtu unë juve, se edhe Gërdecin duhet ta shpallni vrasje shtetërore por nuk keni ndërgjegje njerëzore. Shkoni shihni Vorën si është reabilituar. Qeveria ime bëri gjithçka për t’i kompensuar, por të vrarët nuk i kompenson dot. Por ama ne jemi njerëz që duhet të tregojmë integritet. Ajo kompani mbikëqyrej nga një kompani shtetërore. Që këtu, është përfshirja e tyre në vrasje shtetërore, pa dashje natyrisht. Ai ishte një aksident kjo ska diskutim. Kjo që po them do të thotë që shteti u jep familjeve dëmshpërblimin. Ky është shteti i qytetëruar. Qytetarët pësojnë çdo ditë edhe funde tragjike nga një aksident, por ato që janë të lidhura me shtetin, shteti mban qëndrim.

Edhe ai që vdes në qeli, nëse vdes për faj të shtetit është vrasje shtetërore. Dhe ndërgjegja pastrohet vetëm duke i trajtuar si vrasje shtetërore por jo duke shkuar si horra.

Ju zotërinj keni kohë që, në një marrëzi kolektive, nuk them të gjithë por tre a katër nga ju, përpiqeni me çdo kusht tu thoni shqiptarëve se është pakësuar kanabisi, se po e luftoni me sukses, në një kohë kur vetëm dje nga e mbarë bota ka katër artikuj që damkosin Shqipërinë dhe që ska ndodhur kurrë në një hark kohor të shkurtër të shkruhen katër shkrime, secili më i zi se tjetri për Kolumbinë e Europës. 

Qëndrimi ynë mbi këtë është denoncimi, nga mëngjesi deri në darkë, me të gjitha mënyrat e mundësitë, me të gjitha lidhjet, me të gjithë potencialin. 

Të dashur qytetarë dhe qytetare që na dëgjoni!

Mund të ketë prej jush që mendoni se kjo është e gabuar. Por ju garantoj se kjo është në interesin më absolut të fëmijëve tuaj. Edi Rama  po e çon vendin drejt drogës sepse vet është i droguar, është përdorues droge. 

Mediat njoftuan se është futur Krokodili, droga letale, vdekësore, droga e të varfërve. Po nuk vumë kufi dhe po nuk qëndruam, këtë që i keni bërë ju Shqipërisë, s’ja ka bërë asnjë pushtues deri sot. Në mënyrë absolute asnjë nga pushtuesit nuk ka cënuar në këtë mënyrë qënien shqiptare sa ç’po e sulmoni ju me drogën. U bëj thirrje shqiptarëve të largohen prej saj, se në mënyrë absolute është alternativa më e dëmshme, më e rrezikshme, për veten e tyre, fëmijët, vendin e tyre, për kombin e tyre. 

Unë që e them këtë e di shumë mirë që ka dhe shtete apo vende që po shkojnë drejt legalizimit. Hajt ta marrim variantin që po e legalizojmë, të mbjellim tokat me hashash. Ku do e çojmë? Fëmijëve tanë? Do ketë një rënie katastrofale të çmimit, tregu europian nuk e merr kurrë. Ku do e çosh, çfarë do bësh? Do mbytesh në kanabis, do mbytesh në drogë. 

Një gazetar amerikan investigativ dha një mesazh këto ditë për shqiptarët; mos u bëni si kolumbianët. 30 vjet ka vazhduar lufta në Kolumbi, vetëm me një qëllim, drogën dhe vetëm drogën. Sigurisht ja u qan hallin ky (Tahiri), sepse Habilajt e tij mbjellin gjysmën e Vlorës ndaj ja u qan hallin ky. Unë i mirëkuptoj ata që e mbjellin thotë. Sigurisht që i mirëkupton sepse është përfitues kryesor i drogës në Shqipëri. 

Ju në këtë mënyrë po ngrini një mur, por murin më të rrezikshëm të Shqipërisë në Evropë, po shkatërroni me shpejtësi të madhe imazhin e vendit dhe të kombit. Ata që përpiqen që të bëjnë krahasime me kombin e Spinozës, apo e gjenive të tjerë, gabojnë shumë rëndë. Së pari nuk njohin legjislacionin e atij kombi, së dyti asgjë s’mund të nxijë as Rembrantin, as Rubensin, as Spinozën dhe asnjë nga gjenitë e atij kombi që i ka bërë dritë njerëzimit. 

Zoti kryetar kam diçka për të lexuar!

Kam zgjedhur këtu një strofë nga poeti i talentuar, poeti i madh, kolosi i kulturës dhe letrave, në ditëlindjen e tij, Dritëro Agollit, por dhe si mesazh për t’ja ururar këtë ditëlindje:

“I dashur shok,

i miri vëlla,

etërit tanë mbathin opinga,

s’duhet të flas me fjalë të mëdha,

vetëm të lutem mos më bëj të liga”

Shqiptarët janë njerëzit e opingave, njerëz që vijnë nga varfëria, njerëz që vijnë nga vuajtje kolosale, pse doni ti zhysni në kazanë dhe në kanabis?! Apo vetëm që të mbushni xhebin ju o zotërinj kanabistë dhe zonja kanabina? Apo vetëm e vetëm që tu mbyllni gojën, apo vetëm që të blini vota? Eshtë një akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm.

Zoti kryetar kam dhe një çështje që dua të shpreh mendimin tim, lidhur me diskutimet që bëhen për marrëdhëniet me fqinjët dhe dua të te them këtu se, në tërësi marrëdhëniet me  fqinjët, falë doktrinës së Davutoglu të “zero problemeve me fqinjët”, me keqardhje duhet ët them se problemet me fqinjët janë sot më serioze se ndonjëherë më parë. Po pse? Nuk them se pala shqiptare ka bërë akte të cilat e kanë përkeqësuar marrëdhënien, jo nuk e them këtë. Por them se pala shqiptare, si e papërgjegjshme ka pranuar fermentimin e problemeve. Fermentimi i problemeve është problem madhor në vetvete. Ne kemi probleme me fqinjët, por ne jemi të dënuar të bëjmë gjithçka për zgjidhjen e tyre me dialog dhe në mënyrë konstruktive. Unë mendoj se, gabimi më i madh është nëse këto probleme përdoren për qëllime elektorale. Ato nuk i shërbejnë cilitdo që i përdor. Me fqinjët ne duhet të jemi serioz dhe sigurues, duke i trajtuar dhe qëndruar në çdo problem. Por mund të evitohet diplomacia e megafonit. Ajo nuk të sjell gjë. Të jep duartrokitje po asgjë tjetër. Unë po marr problemin çam. 

Me datën 13 janar 91’ në takimin e parë me një kryeministër që kam patur unë me tre a katër bashkëpunëtorë në hotel Dajti, ja kemi ngritur çështjen çame. E ngrita në Stamboll, edhe aty kam qënë me tre a katër vetë, më tha kryeministri Mitsotaqis se sa herë takohemi po këtë problem më ngre ti. Po, i thashë, unë këtë problem do të ngre, po të duash takohu ose jo me mua, por unë, sa herë të takohemi këtë problem do ta kem çështje të dytë ose të tretë. Pra domethënia e kësaj ishte që, po të duash mos më tako por nëse më takon unë këtë problem do ta ngre. Ky problem, me gjithë komplikimet që lindën, u trajtua në çdo diskutim, dhe u konkretizua në traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit, i cili ka një meritë të jashtëzakonshme. Eshtë dokumenti i parë ligjor që sanksionon kufinjtë. As Enver Hoxha nuk kishte vënë kufinj. Një pjesë e madhe e kufirit të Jugut ishte pa asnjë piramidë. Zona të tëra në kufinj ishin pa piramida sepse shmangej sherri. Ne i thamë jo, ne do  njohim. U bënë kaq debate, pati pretendime për protokollon e Firenzes dhe për shumë gjëra, por ne thamë jo, duhet ta njohim bilateralisht dhe u arrit kjo. 

Cfarë ndodhi? Qeveria socialiste që erdhi pas nesh i thotë qeverisë greke se nuk ekziston për ne problemi çam. Këtë ma ka thënë Simitis në ambasadën greke dhe e ka bërë publike që atë ditë. Jo i thashë, problemi çam ekziston. Dhe këtë ja thashë jo vetëm atij  por edhe kancelarit Shreder në Rogner. Pra, e varrosën problemin çam. Dhe unë i them kancelarit gjerman se këta heqin nga axhenda një gjë të tillë. E vërteta është se e mbajti shënim dhe e tha diku. Tani ç’ndodh? Unë nuk flas në mënyrë përfundimtare këtu, por u them shqiptarëve një gjë; në mënyrë absolute shumë shpejt do të kuptoni se në interes të kujt vepruan. Dhe u them këtu, në bindjen më absolute, se vepruan në interes të një pale të tretë. Historia do e provojë. Kjo është deklarata ime. Por unë nuk ngutem. 

Duke thënë këto, në çdo takim që kam patur, kam insistuar pranë autoriteteve greke, dhe insistoj ende edhe sot edhe pse nuk kam ndodnjë peshë, se qeveria shqiptare nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç zbatimit të vendimit të gjykatës kushtetuese, ndaj dhe çështja duhet të shkojë të zgjidhet sipas ligjit ndërkombëtar sepse qeveria nuk mund të thyejë vendimin e gjykatës pavarësisht, e them këtu dhe mbajeni mënd mirë, e keni bërë për llogari të një pale tjetër. Kaq!

Tani vijmë te kjo qeveri. Unë besoj se kjo qeveri greke, me dy vizita të ministrit tregoi një vullnet për ti çuar gjërat përpara, sepse gjëja më e gabuar është ti lësh ato në vend numëro. Nga ana tjetër dëgjova edhe përfaqsuesit tanë që thanë se duhet ta rishqyrtojmë traktatin dhe do ta plotësojmë. Plotesisht dakort, nuk them se është i përsosur se kanë kaluar 20 vite. Le ta plotësojmë por ajo është një bazë solide e pandryshueshme. Dhe është gabim i madh nga shqiptarët të heqin dorë por dhe nga grekët që duan të përmirësojmë marrëdhëniet me Shqipërinë s’mund të heqin dorë nga ai traktat. Jo. A mund të thuash që çështja çame nuk ekziston? S’mund ta thuash kurrë, sepse ajo ekziston. Se ajo është një çështje ndërgjegje njerëzore në radhë të parë. Ka një spastrim etnik, ka një krim të papërshkrueshëm aty, ka një mashtrim. Kolaboracionizëm ka patur në gjithë Europën por çamët kanë luftuar dhe nuk mund të shkelësh mbi gjakun e tyre nëse do t’i qëndrosh të drejtës historike. Natyrisht çdo lloj insinuate për rivendikime territoriale është absolutisht e gabuar. As kërkojmë as mund të kërkojmë ndryshimin e kufinjve. Kërkojmë të zgjidhim mbi bazën e konventave ndërkombëtare dhe të drejtave ndërkombëtare ato çka u takon çamëve, dhe kjo vetëm e lartëson Greqinë, djepin e demokracisë botërore. 

Këta kanë një gjë; Meka e neo-bllokmenëve është Beogradi. Vdesin për tu servilosur, krekosur, për tu plluqur me Beogradin, e kanë sëmundje. Sot e ndoqa aktivitetin. Dhe sot pashë një gjë të cilën unë e vlerësoj, sot kryeministri i Serbisë deklaroi, për herë të parë që e dëgjoj unë, se jam i vendosur të punoj për marrëdhëniet, ai tha serbo – shqiptare ne themi shqiptaro – serbe. Dhe mendoj se ky është një zhvillim shumë pozitiv. 

Mirëpo tani çna del? Nëse themi do punojmë për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, kjo nënkupton shqiptarët kudo që janë, vetëm me një kusht ama, që është jetik për suksesin e këtyre marrëdhënieve; Kosova në ballë. Në këto marrëdhënie udhëheq Kosova dhe këto marrëdhënie do shkojnë në ato nivele ku duhet vetëm nëse për palën shqiptare të udhëheqë Kosova. Nuk them që Tirana të jetë jashtë, në asnjë mënyrë. Nuk them që Tirana të mos bëj politikën e vet, në asnjë mënyrë. Por ama duhet të kemi një ndërgjegje, një vetëdije, nëse flasim për marrëdhënie shqiptaro – serbe, këto marrëdhënie do njohin sukses, dhe jemi të interesuar për sukses, atëherë kur ato për palën shqiptare prin Kosova. Cdo përpjekje për të vendosur në hije Kosovën është reminishencë e tradhëtisë së vjetër kombëtare e bllomenëve të vjetër, e kthyer nga bllokmenët e rinj. Cfarë do të thotë kjo? Thotë (Rama) se shkoi për rrugën Nish _Durrës. Kë do mashtrosh ti me këtë, Nastradin? Ky është nje segment rruge Nish – Merdare, dhe ne e mirëpresim, por është program i mirëfilltë serb. Ti hajde mburru me ndonjë projekt tëndin por ske marrë dot asnjë projekt nga iniciativa europiane. Kosova mori 4-5 projekte, kurse Shqipëria mori korridorin e Bregut, 10 mln euro investim. Asgjë s’mori.

Ndaj duhet të punojmë për marrëdhëniet, është detyrë, dhe duhet të jemi të vëmëndshëm se ne trashëgojmë 47 vjet diktaturë e cila na la me konceptet e marrëdhënieve të para 47 viteve, të cilat ishin marrëdhënie barbarie ndaj nesh. pushtim ndaj nesh. Dhe është në detyrimin tonë që ne të luftojmë për ti kapërcyer ato. Pra edhe në këtë çështjen e marrëdhënieve me Serbinë, dhe marrëdheniet shqiptaro-serbe janë shumë të rëndësishme për Ballkanin dhe rajonin, por ama në ballë duhet të jetë Kosova dhe interes i parë duhet të jetë Kosova. Asnjë cënim, përveç interesave të vjetra pushtuese nuk bën Kosova. 

Dua ti them Edi Ramës dhe këto fjalë. Ka deklaruar sot aty se nuk çan kokën nëse e quajmë tradhëtar apo hero. Në fakt zotëri nuk meriton të quhesh as tradhëtar e as hero, por thjesht një batakçi. Je batakçi. Shkon për të shitur pikturat. Në Paris shiste ikonat e vjedhura, këtu shet zhgarravinat që s’ti blinte njëri. Nga shitës ikonash në shitës zhgarravinash. A e dini ju që pa u bërë kryeministër ai zotëri kishte gjithsej 3 mijë euro të deklaruara? Unë aty i kam të miat. Aq i kishin prodhuar atij pikturat dhe Kurbani. Pra a shkon njëriu në konflikt të hapur interesi? Përdor postin e kryeministrit për të shitur pikturat njësoj siç përdorje emigracionin në Francë për të shitur pikturat e vjedhura. Unë kërkoj që Parlamenti të hetojë të gjitha ekspozitat që ky  zotëri ka hapur si kryeministër. Që të gjitha me para shtetërore e në konflikt të hapur interesi. Në fakt ai është mr kazani. E filluan si mazhorancë qelbësirash e mbyllët dhe një herë si një pakicë e lemeritur plehrash. Shqiptarët sot ju urrejnë ju sa vetë plehrat që kanë mbushur rrugët e tyre!


Fjala ne Kuvend e ish kryeministrit Sali Berisha, 13 Tetor 2016