Kandidati i opozitës për kryetarë bashkie të Dibrës, Sherefedin Shehu, u takua me tregtarë të Peshkopisë. Situata e rëndë ekonomike, papunësia e larta që ka sjellë rënie të fuqisë blerëse, rritja e taksave, gjobat e larta ka çuar drejt mbylljes dhjetëra biznese.

Zoti Shehu ka theksuar se ka qene gjithë kohen një zë aktiv kundër rritjes së taksave, sigurimeve shoqërore dhe ka denoncuar gjobat korruptive nga biznesit.

Tregtari: Të uroj suksese një herë! Nga taksat na e ka pru majë hundës.

Sherefedin Shehu: Çfarë taksash? Bashkia ju kërkon taksë?

Tregtari: Një zarf na ka ardh, thotë aty 50  mijë lekë.

Sherefedin Shehu: Ka ngelë pa lekë bashkia.

Sherefedin Shehu: Mua më intereson që ti të jesh në dyqan dhe jo të hysh në listën e ndihmës ekonomike. Sepse po mbylle dyqanin çfarë do të bësh?! Ajo ndihma s’është për ty sepse me të as bukën nuk e siguron dot.

Tregtar: Do të kesh votën time dhe të familjes time sepse na kanë bë zbor. Kur them zbor, zbor.

Sherefedin Shehu: Faleminderit!

Tregtar: Këtu është njësoj taksa  si në Tiranë. Ne duam diferencën se Dibra ka gjashtë muaj dimër se këtu me ra borë bëhet një metër, s’kemi ku të dalim as ku të hamë.

Sherefedin Shehu: Po, po e di.

Tregtari: Po puna është ta verifikoni dhe të bëni dallim, se nuk është ekonomia e Tiranës njësoj me të Dibrës.

Sherefedin Shehu: Unë jam  për taksa të ulëta sepse ajo është e vetmja mënyrë për ju që te siguroni jetesën dhe këtë kam kërkuar deri tani.

Tregtari: Po rrofsh, atë presim.

Sherefedin Shehu: Tani do të vij që të zbatoj programin për taksat e ulëta.

Tregtari: Ishalla.

Sherefedin Shehu: Se keta  kanë vënë edhe nja dhjetë taksa të tjera se këtu ka qenë pa taksë.

Tregtari: Po nuk kemi pasë taksë.
Këtu maksimumi tre orë punë ke. Punove mirë, s’ponove keq. Nuk është si dyqanet lartë, që ta mbash hapur nga ora 08:00-20:00 i bëhet shërbim. Po këtu tre orë, dhe të paguash taksë, siguracion.

Sherefedin Shehu: Taksat e ulëta ne këtë e kemi edhe filozofi partie, jo vetëm unë si individ. Unë jam përpjekur me punën time në parlamentit që t’i ulim por keta nuk degjojnë

Puna e parë ne Bashki do të jetë ulja e taksava u tha zoti Shehu tregtareve pasi për të kryesorja është tu krijosh mundësi jo vetëm te sigurojnë te ardhura të mjaftueshme për veten por edhe të hapin vende pune.

Sherefedin Shehu: Vendosja e taksa ka një logjikë. Në qoftë se do të fitosh, do të japësh aq sa ka logjikë që edhe të fitosh diçka . Për ne kryesorja është që ti këtu në këtë dyqan të marrësh veten, kjo është kryesorja.

Tregtare: Të më vesh peshën që unë e mbaj dhe jo peshën që unë s’mund ta mbaj.

Sherefedin Shehu: Normal. Ky është edhe standardi jonë. Kush ka shumë të paguaj pak më shumë.

Tregtare: Po, po, do të shihet gjëja, se malli ja ku është.

Sherefedin Shehu: Por gjithmonë duhet të sigurosh veten tënde, se nesër do të dalësh në pension e do të duhet.

Tregtari: Unë dua ta lë dyqanin fare, se ne bëjmë luftë për mbijetesë.

Sherefedin Shehu: Në qoftë se ti nuk i del zot vetes shteti ka detyrimin që të të mbajë ty. Kur ti thua se me zor jetoj, edhe pse këtu mund të ketë pak punë, imagjino me të tjerët. Pra, këtu ka punë të mëdha për tu bërë.

Tregtare: Punë s’ka, taksa shumë. Ku të shkoj unë? Nga t’ia mbajë? Vetëm me u var më. Se s’i të mos kesh gjë kërrkundi edhe njeriu e ka gjetë atë të drejtën e tij.

Sherefedin Shehu: Është gjynah se ju keni bërë gjithë këto investime dhe këtu është e domosdoshme të ndryshojë pak sistemin ose me dhënë një mundësi.

Tregtare: Shihe e shkruaj këtu, rrinë njerëzit kot vetëm sa hapin qeranë.

Tregtari: Pas Vitit të Ri që ka rënë komplet, s’ka punë.

Investime që hapim vende pune, ulje e taksave dhe mbështetje për fermerët jane prioritet e shpallura nga kandidati Sherefedin Shehu për Dibrën.


 

Njoftim për media i Partisë Demokratike, 21 gusht 2016