Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Indrit Sefa, Sekretar pwr Çwshtjet ligjore PD:

Ne mbështesim SPAK dhe qëndrojmë përkrah sistemit të drejtësisë, përball çdo sulmi që vjen nga politika dhe subjektet që janë pjesë e hetimeve të tij. Në një vend normal, SPAK-u nuk do të ishte i nevojshëm të ekzistonte, por ai u krijua në Shqipëri pikërisht për shkak të korrupsionit të madh qeveritar.

1. Sot qytetarët shqiptarë rraskapiten me vite në dyert e gjykatave. Mbi 114 mij dosje gjyqësore, janë në pritje të shqyrtimit. Nesër në qeverisje, ne do të ulim në mënyrë drastike këtë numër.

2. Qeveria e Partisë Demokratike:

 Heq dorë nga të gjitha ankimet apo rekurset e bëra nga institucionet shtetërore kundër pensionistëve.
 Heq dorë nga çdo rekurs i bërë nga institucionet publike për gjyqët e marrdhënieve të punës.
 Rishikojmë dhe zgjidhim administrativisht çdo proces gjyqësor me palë shtetin.
 Kërkesat për Lëshimin e Urdhërit të Ekzekutimit do të bëhen te Noteri duke çliruar njerzit dhe bisneset nga pritjet e pafundme.

3. Edi Rama me mëkëmbësit e tij, janë bërë pengesë për funksionimin normal të organeve të reja të drejtësisë. Ai, refuzon çdo kërkesë të tyre për investime, në infrastrukturën e gjykatave dhe prokurorive.

4. Partia Demokratike do të plotësojë çdo kërkesë të institucioneve të drejtësisë, duke financuar dhe ndërtuar një infrastrukturë të re moderne për ti dhënë mundësi shtimit të burimeve njërzore. Brenda 4 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike do të ndërtojmë godina dinjitoze për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën e Apelit për ti dhënë qytetarëve aksesin dhe dinjitetin e merituar.

5. Në bashkërendim me KLGJ dhe aktorët e tjerë të drejtësisë, qeveria e Partisë Demokratike do të rishikojë menjëherë hartën gjyqësore për ti garantuar qytetarve shqipëtar aksesin efetiv në drejtësi.

6. Plotësimi i këtyre objektivave, rrit trasparencën dhe ulë kohën e shqyrtimit të çështjeve gjyqësore duke eliminuar njëher e përgjithmon zvarritjen e qytetarëve në dyert e gjykatave.