REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

PD dhe asnjë funksionar i saj nuk ka asnjë negociatë as sekrete as publike me Sali Berishën apo vartësit e tij. Ata që bënë negociata për karrige po spinojnë një gënjeshtër të trashë.

PD e ka të përcaktuar rrugën e saj publikisht në Kuvendin e dhjetorit 2021. Dera e PD është e hapur për çdo demokrat që kërkon të sjellë ndryshimin në vend.

Për ne mbështetja për drejtësine, aleanca me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE, janë të panegociueshme.