Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Enkelejd Alibeaj:

 

Këlcyra dhe Përmeti kurorëzuan sot procesin e riorganizimit me zgjedhjen e kryetarit të Degëve respektive dhe anëtarëve të kryesisë. Kapërcyen me dinjitet një periudhe të vështirë, qëndruan fisnikë para sulmeve e përbaltjeve të padrejta, u ndodhën para zgjedhjeve politike jo të lehta në planin njerëzor por vendosën të parin interesin e PD, demokratëve dhe Shqipërisë.

Demokratët e Përmetit dhe Këlcyrës dëshmuan se qëndrimi stoik ndaj vlerave themelore të PD, orientimi perëndimor, pastrimi e distancimi ndaj së shkuarës problematike dhe mbështetjes së atyre që i duan të mirën Shqipërisë, është e mbetet zgjidhja e vetme për shqiptarët.

Mirënjohje për të gjithë qendrestarët e Përmetit dhe Këlcyrës. Respekt për kandidatët Sofokli Qirollari dhe Bujar Fezga. Suksese për kryetarët e Degëve Elton Hysenshahaj dhe Luan Malko për përgjegjësinë e madhe që rimarrin si drejtues dege!