Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka komentuar ndryshimin e qëndrimit të disa deputetëve të PD në lidhje me Sali Berishën.

Me anë të një postimi në Facebook, Agalliu shkruan se deri dje ishin të vendosur për të mbështetur qendrimet e aleatëve strategjikë si SHBA, BE dhe Britani e Madhe.

Më tej ai shprehet se dikur u akuzuan me njëri tjetrin si vrasës, babi i x apo y, përfaqësues oligarkësh, ndërsa sot u ulen përball njëri tjetrit dhe bënë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Postimi i plotë:

Çfarë ka ndryshuar sot për disa kolegë?

Deri dje ishin të vendosur për të mbështetur qendrimet e aleatëve strategjikë si SHBA, BE dhe Britani e Madhe.

Deri dje mendonin dhe artikulonin faktin se non grata me qeverinë ndanin pushtet, kulla dhe para.

U akuzuan me njëri tjetrin si vrasës, babi i x apo y, përfaqësues oligarkësh, etj.

Sot çfarë ndryshoi?

Sot u ulen përball njëri tjetrit dhe bënë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Nuk të bënë opozitar të ulesh në hollet e hoteleve por së pari të mos jeshë i damkosur për korrupsion nga SHBA dhe Britani e Madhe apo të mos përflitesh (edhe me fakte) për biznese të pa ligjshme me qeverinë.

Nuk luftohet korrupsioni me ish të korruptuar!

Ndaj, çfarë ndryshoi?