Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se nga sot po nisin ndërtimin e Partisë Demokratike moderne dhe jo të partisë së kryetarit.

Përmes një reagimi në Facebook, pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së, Basha shkruan se pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni e deri te kryesia e PD-së, nuk do të ishin sot duke ndërtuar të ardhmen.

Postimi i plotë:

Pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni deri te kryesia e PD-së ne nuk do të ishim sot këtu për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve, që të hapen vende pune për të rinjtë tanë, që të rriten të ardhurat për familjet shqiptare, që ato të kenë arsim dhe shëndetësi më të mirë.

Për këtë nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Mirënjohje për secilin prej tyre!

#PartiaDemokratike #NdërtojmëtëArdhmen