Sot në këtë sallë dhe jashtë saj, shumë nga ne kanë akoma me vete shenjat e plagëve nga kjo luftë e brendshme e shëmtuar! Por që sot e tutje ne duhet ta lëmë pas këtë konflikt, t’ja lëmë atëtë shkuarës dhe autorëve të librave të historisë.

Arsyeja pse ne qëndruam dhe sot jemi mbledhur për të nisur bashkë një rrugë të re, janë njerëzit, janë shqiptarët që presin nga ne, janë të rinjtë e papunë dhe ata që duan një vizion për tëardhmen, janë familjet e reja që duan të dëgjojnë nga ne se SHQIPËRIA DO TË BËHET MË MIRË!
Sepse nuk ka asnjë emër të përvecëm që të dalë përpara interesit tonë kombëtar!

Sepse duke parafrazuar një nga mendjet tona më të ndritura, Sami Frashërin:,
Shqiperia ka qënë, Shqipëria është dhe SHQIPËRIA DO TË BËHET!
Sado e vështirë të duket rruga jonë e re sot, ne atë do ta përshkojmë së bashku deri në fund, sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!
Sado pengesa të na hedhin dhe ferra të na ngatërrohen nëpër këmbë, ne do të qëndrojmë e do të vazhdojmë pa asnjë mëdyshje rrugëtimin tonë sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!

Sado e kalbur tju duket politika të rinjve, ajo do të ndryshojë me patjetër sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!
Sado të turbullta tju duken qiejt dhe ujërat e Trekëndeshit tëBermudës, koha do hapet dhe qielli ynë do kthjellohet sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!