Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, shprehet se sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK është dëshmi se kjo dosje korruptive do djegë qeverinë.

Në një postim në Facebook, Gështenja shkruan se prokurorët duhen inkurajuar që çdokush që ka firmosur apo ka përfituar me skema fiktive paratë e shqiptarëve të shkojë prapa hekurave.

Postimi i plotë:

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK është dëshmi se kjo dosje korruptive do djegë qeverinë.

Prokurorët duhen inkurajuar që çdokush që ka firmosur apo ka përfituar me skema fiktive paratë e shqiptarëve të shkojë prapa hekurave.

Mbetet sfidë e drejtësisë të zbulojë se ku shkuan qindra miliona euro dhe të kthejë mbrapsh në buxhet çdo qindardë të shqiptarëve.
Si mendoni, kush e ka radhën?