Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar për djegien e mbetjeve në ambient të hapur në Elbasan dhe për ndotjen që është shkaktuar në këtë qytet.

Sula shorehet se ajo që ka ndodhur është kriminale, pasi janë shpenzuar 30 milionë euro nga lekët e qytetarëve për ta ndërtuar gjasme inceneratorin.

Ai gjithashtu thotë se Prokuroria duhet të çojë para përgjegjësisë autorët e këtij krimi mjedisor dhe financiar.

Postimi i plotë i deputetit Dashnor Sula:

Kriminale ajo që po ndodh në malin me plehra të Elbasanit.

-Mbi 30 milionë euro të shpenzuara nga lekët e qytetarëve për ta ndërtuar gjasme inceneratorin.

-Miliona euro të tjera të marra nga bashkitë e Elbasanit për të inceneruar plehrat por në fakt thjesht grumbulloheshin për të bërë malin me plehra që po ndot gjithë qarkun dhe Shqipërinë.

-Kur e denoncova herën e fundit në Parlament këtë skandal, Ministri i Brendshëm aktuali më sfidoi të shkonim bashkë për të parë inceneratorin që punonte. Koha eshtë ilaçi më i mirë i përgënjeshtrimeve.

-Sot Prokuroria duhet të çojë para përgjegjësisë autorët e këtij krimi mjedisor dhe financiar.