Deputetët socialistë në komisionin e Ligjeve kanë miratuar sot me urgjencë draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit, teksa opozita nuk ishte e pranishme. Pwr kwtw ka reaguar deputetja e Partisw Demokratike Dhurata Çupi, e cila nw seancwn parlamentare tha se janë votuar 45 nene të ligjit për kanabisin në një sallë të fshehtë këtu pa pasur as procesverbal, as kamera, as regjistrim, ndërkohë, pa praninë e opozitës si dhe nuk ka pasur kuorum.

Reagimi i deputetes Dhurata Çupi:

Atëherë ju e mbyllët këtë moment të mbledhjes duke thënë që këtu kërkohet përgjegjshmëri. Po dakord, për përgjegjshmëri po flasim. A e dini çfarë ka ndodhur nga ora 12 deri në 12:10? Për 10 minuta, sepse në 12:15, ministrja e Shëndetësisë ishte aty , janë votuar 45 nene të ligjit për kanabisin. 45 nene të ligjit për kanabisin janë votuar në një sallë të fshehtë këtu pa pasur as procesverbal, as kamera, as regjistrim, ndërkohë edhe nuk ka pasur dhe kuorum. Sepse një pjesë e anëtarëve të Komisionit të Ligjeve ishin këtu, ose ulur ose nëpër sallë. Pra, nuk ka pasur as kuorum, ju foton mund ta bëni tani, unë po them në momentin që është bërë. Nuk ka pasur kuorum, janë votuar në mënyrë abuzive 45 nene të ligjit për kanabisin pa kamera, pa regjistrim, pa procesverbal, pa opozitën, pa kuorum që është më e rëndësishmja dhe më thonë që dhe brenda në votim, përveçse nuk ka pasur kuorum edhe nga aty ka pasur deputet që kanë abstenuar ose kanë qenë kundër. Pra, është një ligj i pamiratuar dhe në fshehtësi të plotë. Kjo është një turp dhe kjo është një papërgjegjshmëri zonja kryetare. Kësaj i thonë papërgjegjshmëri zonja kryetare.