Linku me videon e takimit në Mallakastër:

https://we.tl/t-mYQCryGFhk

FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN ME QYTETARËT NË MALLAKASTËR NË MBËSHTETJE TË KANDIDATIT TË PD, PËR KRYETAR BASHKIE, AGRON KAPLLANAJ

Zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër, të rinj, të reja, prindër , shumë faleminderit për këtë pritje madhështore që bëni! Jo mua, kjo është e sigurtë, jo aq shumë Agronit sesa fitores të qytetarëve të Mallakastrës spër ta kthyer atë bashki në shërbim të të zotëve, që janë mallakastriotët. Shumë faleminderit, për pjesëmarrjen tuaj! Sigurisht e kuptoj që jemi në mes të një fushate zgjedhore përveçse edhe në mes edhe të punëve që gjithësecili ka në një kohë të trazuar. Megjithatë, ajo se çfarë është e rëndësishme për të gjithë ne është se sot ajo që dëgjuam nga goja e Agron Kapllanit, në fakt është goja që secili, nga ata njerëz të cilët marrin përsipër që të përfaqësojnë pushtetin lokal, do të duhet të flasin ndaj qytetarëve që I kanë votuar dhe që do të mbështesin. E pra, ajo që ndodhi pak më parë nuk ishte gjë tjetër, por ishte një ndryshim I madh që mund ta sjellin vetëm demokratët, e mund ta sjelli Agron Kapllanaj. Pas fitores që mesa duket thuajse është e vendosur në 14 maj, zakonisht kryetari I bashkisë del dhe flet për projektet të cilat do të bëjë. Në fakt Agron Kapllani e bëri që sot. Sepse qeverisja në Mallakastër, qeverisja e demokratëve, qeverisja e Agronit ka qenë pikërisht kjo: dhënia e fjalës, dhënie e premtimit dhe mbajtja e saj ashtu siç ndodhi nga 2015-ta në 2019-ën. E pra, ne e kemi shembullin të gjithë se si mund dhe duhet të qeveriset nga ana e njerëzve të përgjegjshëm, nga ana e njerëzve të cilët e djerësisin votën e tyre, nga ana e njerëzve të cilët kanë si synim kryesor jo aq shumë ngjyrimet politike, sesa interesin e qytetarëve të Mallakastrës dhe ky është rasti që Agroni e ka treguar në të shkuarën dhe jep garanci edhe për të ardhmen.

 

Eshtë e rëndësishme që sa herë flitet pëe çështje politike, e para do të duhe të shihet nga vetja. Dhe unë këtë dua të bëjë. Së pari dua t’u kërkojë të gjithëve juve një ndjesë që katër vite më parë, në 2019-ën, morëm një vendim I cili rezultoi të ishte I gabuar. I braktisëm në fakt zgjedhjet lokale të 2019-ës, e në fakt rezultoi që ishte një lëvizje e gabuar. Ndjesë për këtë veprim që bëmë në atë kohë, jo se thjesht dhe vetëm pamë atë se çishte konjektura politike e momentit, por ajo se çfarë ndodhi realisht, ishte në një farë mënyr, I lamë vetëm qytetarët e Mallakastrës. Ndaj është e udhës sot, për aq sa më takon dhe nuk më takon pak në këtë pozicion që kam të kërkoj ndjesë për katër vite që e lamë Mallakastrën dhe Mallakastriotët të braktisur në dorën e pamëshirës që ndodhej qoftë të Edi Ramës, qoftë dhe të përfaqësuesve të tyre. E mbani mend, e mbaj mend në fakt shumë mirë atë ditë që edhe pse kishin mbaruar zgjedhjet, ajo bashki u shpërthye. U shpërthyen dyert, teksa u futën ashtu kaçakshe, vjedhurazi. E në fakt, ashtu ndodhi edhe në këto 4 vite. Në katër vite ajo bashki u përdor thjesht dhe vetëm si një mjet për ta mjel. Kurrësesipër t’i dhërbyer qytetarëve, kurrsesi për t’i kthyer ato para të buxhetit, të taksave, të ktheheshin në shërbime. Jo, thjesht dhe vetëm u përdor si një mjet për t’u majmur sipas modelit të Edi Ramës atje. E pra 14 maji është momenti që ajo bashki t’i kthehet jo Agron Kapllanajt, t’i kthehet qytetarëve të Mallakastrës dhe kjo mund të bëhet duke qenë të gjithë së bashku. Nuk po flas për të gjitha projektet që Agroni m’i ka lënë këtu. Eshtë shumë mirë që juve të gjithë motra, vëllezër t’i mbani mend të gjitha ato projekte, ato premtime që Agron Kapllanaj tha këtu. Sepse pikërisht me këto premtime dhe më këtë fjalë të mbajtur duke filluar nga 15 maji, pas dy javësh, do të fillojë realizimi I këtyre premtimeve, të filloni të vlerësoni Agronin e të vlerësoni Partinë Demokratike për mënyrën e re që duhet dhe mund të qeverisi shqiptarët.

Dy fjalë do t’i them edhe për atë çështjen e madhe politike. Këto janë vërtetë zgjedhjet lokale, e di fare mirë, mund të flitet ashtu siç Agroni foli, për projekte të cilët janë realizuar në kohën kur ka qenë në qeverisjen për katër vite nga 2015-2019, por edhe sigurisht për projektet që kurrë nuk u bënë nga 2019-ta në 2023-in. Sepse njerëzit do të duhet ta dinin fare mirë për të bërë diferencën. Sigurisht duhet folur edhe për ato projekte të reja, premtime, angazhime, zotime, nevoja, interesa që qytetarët e Mallakastrës kanë nga 2003-shi e në vazhdim. Por do të duhet të themi diçka tjetër.

Pse ne jemi të besueshëm? Pse Partia Demokratike është e besueshme karshi qytetarëve? Pse njerëzit në këto fjalë, në këto angazhime do të duhet të na besojnë, e do të duhet të jemi të hapur me njëri-tjetrin. Cfarë ka ndodhur me Partinë Demokratike, dhe këtu dua të jem I qartë dhe I sinqertë për gjithësecilin.

Ka ndodhur mes nesh në një vit e gjysmë pikërisht një përolasje, një divergjencë mes nesh. Po, nuk e mohoj këtë, ka shkuar madje deri në bazë. Në fakt një parti politike që ka këto divergjenca mes saj, është mirë që kur shkon para zgjedhësve t’ua tregojë se çfarë ka ndodhur. Dhe ajo se çfarë ka ndodhur është kjo që dua t’u them: Ka ndodhur që mes interesit të qytetarëve, interesit të demokratëve, interesit të shqiptarëve nga njëra anë dhe një interesi personal që një poltikan ka, ne zgjodhëm të parën. E në fakt në politikë kështu duhet të veprosh: midis interesit personal dhe anën personal, duhet të zgjedhësh interesin e grupit, interesin e partisë, interein e qytetarëve, këtë kemi bërë ne. Dhe e kemi bërë duke qenë fisnik, ashtu siç na takon ne mallakastriotëve në fakt, duke shtrirë dorën. Duke shtrirë dorën, duke u thëën njerëzve po sot e keqja më e madhe është Edi Rama dhe regjimi I tij. E për këtë arsye do të duhet të bëhemi të gjithë bashkë e të lëmë ato grindjet e vogla, divergjencat e vogla, t’i lëmë pas kurrizit sepse është emergjente. PËr shqiptarët, për mallakastriotët është emergjente që të përballemi me regjimin atje lartë por edhe këtu poshtë. E për këtë kemi shtrirë dorën, u kemi bërë thirrje vëllezërve tanë. Duke u shtrirë dorën dhe duke u thënë , po kush është më I miri për t’i dalë zot në zgjedhjet lokale, ai duhet të përfaqësojë shqiptarët, ai duhet të përfaqësojë mallakastriotët. E mbani mend thirrjen që Agron Kapllanaj ka bërë këtu para jush dhe jo vetëm këtu: kush është më I miri le të dali ballë dhe të mari mbështetjen e mallakastriotëve, sepse është emergjente pikërisht ajo që thash pak më parë, t’i dalim përballë së keqes. Dhe e keqja më e madhe është Edi Rama. Nga 2013-ta e këtej, fjala e vetme që ka thënë sa herë ka ardhur në Mallakastër ka qenë: uzina, uzina, do t’i ndodhem afër njerëzve. Ku e kemi sot uzinën, e dini fare mirë, është asgjesuar. Eshtë njeri I cili I ka harruar lëngatën e madhe të atyre, kredisë në të cilën I la atje të dergjeshin në mes të uzinës. E në fakt edhe pse sot ne jemi në opozitë, nuk I haroj ato fjalë kur I thash në 2021-in kur ishim në zgjedhje. Po, detyrimin që shteti shqiptarë, jo partitë politike, shteti shqiptar ia ka të gjithë punonjësve të uzinës, të cilët e kanë marrë e kanë marrë me vendim gjyqësor, ne do ti dalim për bazë dhe do ta marrim përsipër nesër kur të vijmë në qeverisje. Dhe ky ështe detyrimi minimal që mund te bejmë në opozitë. Unë mendoj që kjo është gjuha qe duhet te flitet me qytetarët. Tia njohesh detyrimin, tia njohesh vuajtjen, lëngatën e të vish ballë per balle tyre dhe tu thuash është detyrim i shtetit që tu shërbesh qytetarëve. Së dyti, une besoj që kjo gjeja tjetër, se pse jemi të besuëshëm ne para shqiptarëve, për nje arsye të thjeshtë. Sepse kemi treguar që dhe brenda familjes tonë, jemi të gatshëm të bejme sakrifica. Është sakrificë e madhe ajo që ka ndodhur brenda nesh. Kurrësesi se kemi dashur ne. Nuk kemi dashur as grindje as përplasje. Kemi dashur të jemi bashkë. E kemi bërë me fisnikëri. Sot është momenti që ajo qe ka ndodhur brenda familjes sonë të lihet mënjane. Duke i bërë thirrje të gjithë demokratëve, të cilët njësoj si ne, si atyre njerezve që kane qëndruar tek vlerat dhe tek logo dhe tek sigla e PD vuajnë të njëjtin regjim. Vuajnë shpopullimin, çmimet e larta, ekonominë gjithmonë e përtokë, papunesinë, i vuajnë te gjithë. E për këtë arsye u flasim shqiptarëve.

 

Cfare ka ndodhur me PD dhe ketu dua te jem i qartë dhe i sinqertë duke bërë thirrje jo vetëm demokratëve, por dhe atyre që nuk janë të angazhuar në parti. U bëj thirrje dhe socialistëve. Sot është nje moment historik që kërkon nje angazhim nga të gjithë shqiptarët, ashtu sic Mallakastra e ka pasur zakon dhe e ka treguar, sic do ta tregoje dhe me 14 Maj. Kjo ështe ajo që duhet te bejme për të rikthyer dhe një here jo bashkinë ku vidhet, të nepotizmit, jo bashkinë ku perdoret për te shantazhuar biznesit, për te larguar njerëzit nga puna, ku projektet vendosen dhe i zë pluhuri i harresës. Jo bashkinë që përdorët per te punesuar militantë, por vetëm njerëzit intelektual, profesionist, të rinj të këtij qyteti dhe te kesaj bashkie. Bashkia qe i kthehet atyre që është me dyer të hapura. Jo bashkia që vidhet naten, që shkaterrohen dyert. Bashkia që eshte shtëpia e madhe e qytetarëve. Bashkia qe duhet i jape jete dhe ze te gjitha projekteve që kane nevojë mallakastriotët pavarësisht ngjyrimeve politike. Bashkia që do te vazhdojë dhe një herë projektet e infrastrukturës, rruget, do ndërtoje shkollat, do merret me ujin e pijshem, do i ndodhet afër fermerëve, afër atyre bizneseve qe jane te pamundur për te paguar taksa, bashkia e cila do ta kthejë këtë vend dhe një herë pikë reference për Mallakstren pavarësisht historisë së vrazhdë të zymtë që sot qeverisja e Edi Ramës i ka dhene, e cila ka dashur ta shkatërroje si pikë reference këtë Mallakastër, kete vend, ketë qytet. Kjo eshtë ajo që marrim përsipër, si u dalim përpara qytetarëve. Edhe ne situate atipike dhe anormale për ne.

 

Ne momente kaq të rendësishme, jo normale, edhe të dhunë dhe përplasjes mes nesh, aty do duhet të dale shpirti patriotik i qytetarëve të ketij vendi i cili duhet ti dalë ballë e të marri përsiper e ti ve shpatullat këtij vendi. Miq, sot ajo sec unë mora si sinjal, si ndjesi është fakti që pavarësisht ketyre 4 viteve ku ndjesa jone eshte ajo qe do duhet gjithmonë, më 15 Maj fillon edhe një here që jeta ne bashkinë e Mallakastrës të fillojë. Që investimet te fillojne, që angazhimi i jetes per te rinjte, sportit artit të fillojë dhe nje here sepse nuk eshtë gje tjeter vecse kthimi i qeverisjes së Mallakastrës tek duart e mallakastriotëve. Më mire se ata nuk di ta beje askush. Ndaj faleminderit për te gjithë kete leksion të madh politik dhe shtetëror që i keni dhënë këtij vendi dhe që do ti jepni të ardhmen dhe për mua është shembulli që nesër do qeveriset e gjithë Shqipëria. Nga Mallakastra do fillojë një epokë e re të menyrës sesi mund të behet poliyikë dhe mund të qeveriset, ndaj ju ftoj të gjithëve votoni Agron Kapllanin, mikun tuaj, vëllain tuaj, njeriun tuaj, votoni PD, votoni numrin 9. Sepse ështe kjo menyra sesi mund të hapim një epokë të re për te gjithë ne, familjet tona, komunitetin, Shqipërinë tonë e për te ardhmen tonë. Shume faleminderit, mbaresi dhe suksese.