Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra që sot gjendeni në këtë sallë. Realisht dua t’u falënderojë nga zemra për emocionet dhe për ndjesinë e mirë dhe të mbarë që më përcillni sot. Shumë faleminderit që sot, pothuajse në mes të fushatës zgjedhore, jeni mbledhur kaq shumë, besoj me shpirt dhe me zemër për të votuar Partinë Demokratike, për të votuar për Krujën, Fushë Krujën dhe të gjithë demokratët dhe banorët e kësaj bashkie. I nderuar zoti Doko, kryetar I Partisë në degën Fushë Krujë, zoti Sheta miku im kryetar I degës Krujë, zoti Hoxha, kolegu im, zonja BAkiu, Andia shumë e dashur, e nderuar dhe e respektuar, deputetja jonë re. Përfaqësuesja ndoshta më emblemantike, jo vetëm e Partisë Demokratike, por e së ardhmes së Partisë Demokratike, asaj çfarë në fakt Partia Demokratike gjithmonë ka dashur dhe ndoshta ka ardhur momenti tani, në një kohë të vështirë për t’i dhënë një fytyrë të vërtetë, reale Partisë Demokratike, ajo çafrë shqiptarët kanë ëndërruar 33 vite e që sot kemi detyrimin për ta çuar të gjithë së bashku përpara.

Zonja dhe zotërinj, kam pasur nderin edhe privilegjin në fakt, që në momentin më të vështirë, shumë të vështirë, Partisë Demokratike së bashku me kolegët e mi, të grupit parlamentar, të kryesisë, të strukturave, të jemi në një sitautë, nag njëra anë e pranoj ndoshta jo në një situatë më të mirë të mundshme për PD, në një kohë të vështirë për Shqipërinë. Por e them pa drojë, pas një vit e gjysmë dhimbje, përplasje, trysni, lëngatë, them që ka qenë nder dhe privilegj për mua rrethuar nga njerëz të tillë, qëndrestar, që sot me zemrën plotë mund të themi po, Partia Demokratike është, Partia Demokratike do të jetë, do të jetë ashtu si 33 vite më parë, partia e qëndrestarëve dhe e njerëzve të lirë. E pra, kjo është kënaqësia më e madhe që unë personalisht kam, por që ka ardhur në bazë të asaj se çfarë ju miq, vëllezër, motra, zonja, zotërinj, më bëhet qejfi që ka shumë të rinj e të reja këtu, atë se çfarë juve me kontributin tuaj keni arritur.

Por është kohë e vështirë, sepse Partia Demokratike realisht është ndoshur nën agresion, po nga jashtë, në agresion nga pushteti. Gjithmonë pushteti, gjithmonë të majtët, e kanë trysnuar, luftuar, shantazhuar me dëshirën për ta asgjesuar Partinë Demokratike. Pjella e komunizmit këtë ka pasur si synim të saj, që 33 vite më parë. Atëherë kur Partia Demokratike lindi si parti e shpresës, si parti e njerëzve të lirë, I parti pro perëndimore, si parti e cila nuk kishte asgjë me metastazat politike të 50 viteve diktaturë. E pra ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe. Dhe ky ka qenë agresioni më I madh që Partia Demokratike ka ndjerë. Por ajo se çfarë është e vërtetë, e të paktën sot kemi mundësinë pë ta parë, kurajon për ta thënë, pse jo kurajon për ta thënë: është se jemi ndodhur edhe nën një agresion brenda nesh. Një vit e gjysmë jemi edhe në një agresion edhe brenda nesh, nga njerëz të cilët deri dje I konsideronim, po I konsideronim si drejtues e lider historik. Njerëz të cilët nga Partia Demokratike kanë marrë frytet e asaj se çfarë kontributi, djersa, gjaku madje I shumë demokratëve të ndershëm kanë dhënë në këto 33 vite.

Dhe është totalishte papranueshme për ne në aspektin njerëzor, sigurisht edhe në aspektin politikë, që shpërblimi ndaj demokratëve të ndershëm të ishte pikërisht kjo, një ndarje, një përçarje që nuk e meritonte asnjë nga demokratët. E pra, ka një trini, e kam marrë këtë nga librat e shenjtë. Ka një trini që I është mbivendosur demokratëve dhe Partisë Demokratike. Nuk dihet se kush është dihet ati, nuk dihet se kush është biri, nuk dihet se kush është shpirti I pashenjtë. Megjithatë gjithsecili prej jush edhe mund ta gjej se cili është nga ata të cilët unë jam duke u adresuar. Ati, biri dhe shpirti I pashenjtë, ky trekëndësh të cilat I janë vërsulur Partisë Demokratike dhe duan vetëm ta asgjësojnë atë. Njëri ka kërkuar ta shpopullojë Shqipërinë dhe kjo është plaga më e madhe në fakt që Shqipëria, por dhe kjo bashki, është pikërisht shpopullimi, largimim, dëbimi I shqiptarëve nga vendi I tyre. Tjetri ka 30 e kusur vite që vjedh, e vjedh dhe do ta vjedh akoma. Dhe tjetri është ai që do ta zbraz Partinë Demokratike për të mbushur partinë e vet. E pra, është kjo treshe e cila ka vendosur të ndajë Partinë Demokratike prej një vit e gjysmë, të paktën nga 9 shtatori e këtej, por nuk ia kanë dalë. Nuk ia kanë dalë, e kjo është ndoshta fitorja më historike, jo vetëm e Partisë Demokratike, jo vetëm e demokratëve, por e gjithë Shqipërisë. E pra, si në 90 edhe tani kemi treguar që shpirti I lirë I demokratëve, shpieri që kanë qenë gjithmonë në këto 33 vite me një brengë të madhe që nuk arritëm në 33 vite të bënim një të djathtë ashtu siç ishte, më në fund sot rezistoi dhe ia doli. Partia Demokratike është, Partia Demokratike do të jetë, Partia Demokratike konkurron në 14 maj e do të vazhdojë të jetë edhe pas 14 majit. Po pra miq, ndodhemi ne sot, ndodhemi realisht në një sfidë tamam si në 1990-ën. Ai mision I 1990-ës I pambyllur në atë kohë, I paçuar deri në fund që na bëri të gjithëve ne që kemi besuar me shpirt e me zemër tek liria, tek demokracia, tek respekti për individin, tek respekti për pronarët, tek respekti për të përndjekurit, tek riania dhe tek biznesi. Na ndodhi dhe ishte thjesht një brengë me të cilën kemi bashkëjetuar në këto 33 vite me idenë e gabuar që ndoshta me kalimin e kohës e djathta, ideologjia do të fillonte dhe të zinte vendin e saj të merituar. Nuk ndodhi kështu dhe kjo kohë, kjo histori e shkurtër e ketyre viteve tregoi që ishte kjo.

Megjithatë ajo se çfarë ndodhi ishte që Partisë Demokratike në këtë një vit e gjysmë të arrijë deri atje, sa t’i mohojë, t’i asgjësojë ajo që ishte ADN-ja e ekzistencës së saj. Kjo parti ka lindur në 1990 si partia pro perëndimore, pro amerikane. E mbani mend të gjithë besoj. Partia Demokratike në 1992 atëherë kur fitoi zgjedhjet, u bekua nga dy përfaqësues më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ambasadori Rajerson, I cili në 1992-in në fushatën e 22 marsit ishte krah për krah me demokratët derisa I solli në qeverisje. Në 9 qershor të 92-it, atëherë kur PD erdhi në qeverisje ka qenë mes sheshit “Skënderbej” ku sekretari I shtetit James Beker erdhi dhe e bekoi forcën e parë anti-komuniste në Shqipëri e cila mori në atë kohë fatet e shqiptarëve për t’i çuar drejt perëndimit. Cili ka qenë rreziku që kemi pasur në këtë 1 vit e gjysmë? Të na largonin nga perëndimi, të na kthenin edhe një herë në një parti e cila të shndërohej në një repart sulmi ndaj perëndimit. E pra, është ADN-ja jonë, është arsyeja se përse ka ekzistuar dhe do të ekzistojë Partia Demokratike. Ndaj dhe kjo ishte arsyeja thelbësore sepse rezistuam, sese luftuam, sepse ekzistuam, sepse do të vazhdojmë të ekzistojmë dhe do të vazhdojmë të jemi shpresa dhe ëndrra e shqiptarëve tani në zgjedhjet e 14 majit, e mbi të gjitha në zgjedhjet e 2025-ës ku Partia Demokratike padyshim do të jetë forca e cila do të bëjë rotacionin e qeverisjes. E pra, aleanca jonë, aleanca e Partisë Demokratike me perëndimin është aleancë e shenjtë. Eshtë kjo parti në fakt, e cila po është baza e vetme, jo ushtarake, politike e perëndimit në Shqipëri. E kuptoni fare mirë rëndësinë e saj këtu në Shqipëri po e po, por edhe në rajon.

Jemi në zgjedhje dhe unë u uroj sukses përfaqësuesve tanë dhe ndihem vërtet mirë, krenar po të doni ju me përfaqësuesit tanë. Po përmend Durimin e po përmend Ilirin. E pra këta janë shpirti I vërtetë I lirë I demoratëve të vërtetë. I atij demokrati I cili e ka filluar jetën e vet politike hap pas hapi duke respektuar mundin dhe djersën e të gjithë kontributin nga postet më të ulëta e duke vazhduar karrierën e vet politike. Po si Iliri, kritik, realist, se në Partinë Demokratike ajo që ka munguar ka qenë realisht fakti që kemi mbajtur gojën mbyllur dhe s’kemi thënë ca të vërteta të mëdhaja. E përderisa një parti nuk mund të thotë ca të vërteta të mëdhaja, kursesi nuk do të jemi të besueshëm tek njerëzit. Po mor po duhet t’i themi disa të vërteta të mëdhaja, për respektin që na ka munguar për të përndjekurit politik që ishin baza në 90-ën dhe ka vazhduar në 33 vite të jetë baza e Partisë Demokratike. Si kemi treguar ca të vërteta të mëdhaja për pronarët që I kemi quajtur gjithmonë ish-pronar dhe nuk zgjidhëm çështjen më të madhe të tyre që në fakt nuk është gjë tjetër çështje personal t’i kthejmë borxhin që shoqëria shqiptare ia ka pasur pjesës më të persekutuar në 50 vite. Jo diçka më e madhe sesa kaq. Kjo shoqëri do të duhet të tregojë që ka forca që të bëjnë një pendesë për atë se çfarë 50 vite ky popull ka pasur mbi kurrizin e vet. Kjo është forca morale që një shoqëri do të duhet të tregojë. E në fakt detyrim, mision e ka pasur Partia Demokratike dhe nuk e ka bërë në 33 vite edhe kur kemi qenë në qeverisje. Dhe ky është një nga mëkatet. Ky është një nga mëkatet më të mëdhaja të Partisë Demokratike. Në opozitë apo në qeverisje. Nuk mundet, një parti e djathtë, e mbështetur tek të përndjekurit, e mbështetur tek pronarët, tek pjesa më fisnike dhe më e vuajtur që sot të ketë brenga, të ketë skrupuj, të ketë frikëra për të treguar qqë dekomunistizimi është filtri në fakt ku do të duhet të kalojë një parti e djathtë, një parti e qytetëruar, një parti e cila sheh për nga perëndimi. Dhe vetëm tani falë edhe kontributit të kolegëve të mi, kemi filluar pak nga pak për të hapur faqet e dosjeve të mbyllura e të zëna pluhur të cilat nuk ishin në fakt dosjet e sigurimit, por ishin në fakt dosjet e pluhrosura të harresës tonë si komb, si popull, si shoqëri. E pra, ky është një zgjim I madh. Vetëm në këtë mënyrë, duke pasur një zgjim si shoqëri. Dhe zgjimin si shoqëri mund ta hapi vetëm Partia Demokratike, mund ta hapin vetëm shpirtrat e lirë, mund t’i hapin njerëzit të cilët nuk janë pengje të së shkuarës, njerëz që thonë atë që mendojnë ashtu siç dinë, vetëm në këtë mënyrë kemi hedhur hapin e parë për të qenë të besueshëm për shqiptarët.

Po, di që në këtë fushatë, kundërshtari më I madh I shqiptarëve 1, është Edi Rama. Eshtë regjimi I Edi Ramës. Regjimi I Edi Ramës atje dhe regjimi I Edi Ramërve të vegjël në bashki, të cilët kanë modelin e tyre, të cilët e transmetojnë në secilën bashki. Shpopullimi, gjendja e keqe ekonomike, humbja e shpresës, çmimet e larta, papunësia, mungesa e rendit dhe sigurisë. E pra, këto janë plagët më të mëdhaja, të cilat ajën tipike. Janë tipike ashtu si para 30 viteve. Edhe në diktaturë ishte po I njëjti imazh, po e njëjta pamje. E tani, duke qenë në këtë situatë, ne duhet të gjejmë mënyrën si I bëhet që shqiptarët t’i dalin përballë këtij regjimi.

Në qoftë së në 90,91 në fakt 92 ia dolen shqiptarët te përmbysnin sistemin diktatorial, po të njëjtat mjete dhe instrumenta do duhet të përdorim dhe sot. Është kaq e thjshtë. Cfare përdorëm atëhere, kush iu ndodh afër shqiptarëve. Ishte një aleancë me shqiptarët e ndershem të cilet neverisnin sistemin diktatorial nga njera ane dhe nga ana tjeter ishte perëndimi. Ata qe na u ndodhën ne krah. Na u ndodhën ne krah ne 90. Na u ndodhën në krah dhe nje shekull më parë, ky vend nuk do ekzistonte pa SHBA, pa atë se cfarë presidenti Ëillson në atë kohe. Na u ndodh pranë në 1999, atëhere kur vëllezërit tanë kosovarë ishin nën agresionin e lindjes të serbit dhe të rusit. Ishin ata që i dolën zot shiptarëve. Janë ata të cilët tani i kanë dalë zot shqiptarëve në Kosovë. E kam përmendur dhe herë të tjera po e përmend dhe sot para jush atë se cfare Ramush Haradinaj me tha 3-4 muaj me parë. Po të mos ishin ushtarët e Blinkenit në Mitrovicë, nuk do isha këtu në Tiranë, por do isha atje me armën në krah per ti dalë zot Kosovës.

E pra, kjo është ajo qe duhet të na karakterizojë ne shqiptarëve, jo vetëm mirënjohja për atë cka historia dhe aleatët tanë perëndimore, amerikanë kanë berë, mbretëria e Bashkuar dhe BE por është dhe interesi ynë, interesi i popullit shqiptarë, popullit më pro amerikan që të jetë ne të njëjten linjë, valë me ata. Kjo është ajo cka përkufizon atë qe eshtë një popull që sheh gjithmonë nga perëndimi. E pra, problemi madh qe kemi ne është me regjimin e Edi Ramës. Dhe pyetja që kam është, si. Ka disa që thonë me revolucion, me revolucion paqësor, apo jo. Ku është revolucioni paqësor, ai revolucioni paqesor i cili mashtroi njerëzit dhe ca nga ne ish demokrat që vitin e kaluar ne shtator do rrëzonte qeverinë, në tetor do ta rrëzonte dhe një herë tjetër. Do krijonte një qeveri teknike po nuk u rrëzua ne tetor po u shty për në nëntor. Nga nëntori u shty për në janar. Sot nuk flet njeri. Sot demokratët dhe shqiptarët nuk kanë më kohë që të mbushen me gënjeshtra dhe mashtrime që ka sjellë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Jo nuk ka sesi, sot ka nevojë të gjendet një tjetër mjet, instrument që i ben bashkë të gjithë shqiptarët. Dhe cili është, e thjeshtë. Per cfare akuzohet sot Edi Rama. Akuzohet Edi Rama sot për korrupsion, nga mengjesi deri në darkë cdo raport ndërkombëtarë, i BE, i SHBA, po dhe ajo cfarë përjetojmë ne sot, kudo. Si një qeveri qëndrore edhe në qeverinë lokake ka vetëm një emër, korrupsion. Vidh parate e shqiptarëve, bëj rrush e kumbulla për vete. Edhe në zgjedhje sic po ndodh tani. Hapi i parë, menyra e vetme sesi do duhet të jesh i besueshëm te njerëzit, është të tregosh që ti vetë, i pari ti, e fillon reflektimin nga vetja dhe largon cfarëdo hije korrupsioni që ke pasur gjatë kohës që ke qenë në qeverisje. E pra, kjo ka qenë dilema e madhe që kemi pasur në një vit e gjysëm. Nuk kemi pasur asgjë personale. Unë jo e jo me Sali Berishën. Asgjë. Unë kam qenë bashkëpunetor i tij. Ndoshta për mua ka qenë më e veshtirë se një pjesë e juaja. Por midis zgjedhjes që nga njëra ane thjeshtë per mirënjohje personale, për një hall personal që ai kishte dhe nga ana tjetër per të ruajtur PD dhe për të ruajtur vlerat e PD unë zgjodha dhe kolegët e mi kane zgjedhur këtë të dytën. Sepse sot në 2023 nuk ka më vend për një parti të cilët vuajn nga idhulltaria, nga kulti i individit. Ka mbaruar me kohe e me vakt, Të paktën pretendojmë se ka mbaruar në 1990 partia mentaliteti, mendësia sipas së cilës një parti ka idhullin e vet dhe bashkë me idhullin vdes edhe partia. Jo PD nuk ështe e asnjerit, PD ështe e njerëzve e kontribuesve, e atyre të ndershmëve, atyre që kanë dhënë deri dhe jeten për PD. Zgjodhëm këtë të dytën për ta ruajtur PD. E dyta, nëse vuan sot nëse duam të bëjmë dhe nje analizë për atë cfarë është qeveria e Edi Rames. Një qevrisje e cila nga fillimi në fund mund të pershkruhet një qeverisje non grata. Vangjush Dako, Aqif Rakipi, Tom Doshi, e pra, po si ka mundesi qe nga momenti qe Sali Berisha u shpall non grata, e mbylli gojën. Po si mund të jesh i besueshem ti tek njerëzit që nuk i thua dot kundërsjyatit tënd nëse e ke kundërshtar, atë që ti e vuan vetë. Por në politikë, edhe në Shqipëri është pikërisht kjo cfarë kërkohet. Në qoftë se duhet të kesh autoritetin moral dhe të besojnë njerëzit, gjëja parë duhet të shohësh nga vetja. E pra këtë gje nuk e bën dot Sali Berisha. Dhe më e keqja është pikërisht zgjedhja se cfarë beri. Sot paraqitet në zgjedhje në sqetullën e Ilir Metajt. Kujtoni pak 2013, atëhere kur nuk bëri gje tjetër vecse ia coj peshqesh në dorë Edi Rames pushtetin. Në 2013 ai Edi Rama që sot duket sikur ka të gjitha pushtetet dhe i ka në fakt, i ka vjedhur. Edi Rama sot qe ben njeriun qe nuk pyet askënd as shtet ligjor, as shtet të së drejtës, asgjë. Në 2013 mori vetem 64 mandate. Një mandat me pak se në 2009. Dhe ishte e logjikshme që shqiptarët nuk ia dhanë besimin për të qeverisur. Pra, aq e vlerësuan të ishte pakicë. Ishte vetëm trafikimi i votave që bëri Ilir Meta në atë kohë nga PD dhe icoj tek PS që sot dhe Shqipëria dhe shqiptarët kane peshqesh Edi Ramen dhe të gjithë kulturën e vjeter diktatoriale që ka instaluar në Shqiperi. Sduhet të harrojmë lotin e demokratëve në 2013, që ne 3 muajt e parë që erdhi në qeverisje Edi Rama me Ilir Metën gjëja parë që bënë është larguan nga puna demokratët. Ku ishin dhe ku nuk ishin. I ekzekutuan, me lista në mënyrë kolektive. E pra, nga historia do duhet të mesojmë, dhe për të qenë të besueshëm tëk njerëzit duhet ti mbajmë të freskëta ato që kane ndodhur. Po në 2011, e mbani mend katrahurën që ndodhi për shkak të Ilir Metës. E pra, historia është e këtill, e mbajtjtes zvarrë nga 2013 e 2017. Reformën territoriale për të cilën duhet të falenderoj dhe Andjan dhe Meritën, të cilët edhe për bashkinë tuaj kane sjellë ne komisionin për reformën territoriale dëshirën dhe interesin e këture njerëzve për te qene territore të cilët i përkasin këtyre komuniteteve për të ndarë në 2 bashki keto zonja e meritojnë falenderimin jo vetem nga unë, por dhe nga ana juaj. E pra ajo reformë territoriale jo funksionale u bë me votat e Ilir Metës. Dua të them që në politikë sot për të qenë i besueshëm për të pasur me vete njerëzit, se vetëm një aleancë masive me njerëzit që nuk duan Ramën, Berishën, Metën, vetëm ne mund ti bëjmë për vete duke qenë te besueshëm. E të besueshëm jemi vetëm në rastin që ne bëjmë nje pastrim brenda vetes, pikërisht ajo cka ka ndodhur në këtë një vit, një vit e gjysëm. E pra kjo ështe e para.

 

E dyta është më e rëndësishme. Si ka mundësi që Berisha zgjodhi përkundër të gjitha ofertave tona, shtrirjes së dorës, zgjodhi më mirë Ilir Metën dhe jo demokratët. Ia shtrimë dorën vjet me 30 prill. Mos bëj struktura paralele, do e përcash partinë. Dhe ja doli në zgjedhje sic ka dalë tashmë, dhe do krijosh nje dem shumë të madh per demokratët. Po të ishim bashkë ua jap me garanci që më shumë se gjysmen e bashkive do i kishim marrë, demokratët. Dhe vetëm prej përcarjes së tij jemi në këtë situatë. Po si ka mundesi, kur i ofruam dhe alternativën tjetër, për një kandidat të vetëm të demokratëve, por nën siglën e PD e refuzoi. Po si ka mundesi në 3 Mars, kur dhe na mbajtën zvarrë një vit e ca me ceshtjen e gjyqit, përsëri kur i shtriva dorën, po edhe njerëzit që kanë dale nga primaret e dinë fare mirë si kane dalë nga primaret, se vecse primare nuk ishin ato. Ishin primare që nuk u mor vesh se cilët ishin kandidatët, ishin të paracaktuar. Megjithatë për shkak edhe te keqes së madhe që shqiptarët kane përballë që është Edi Rama e bëne dhe këtë tolerim duke thënë po, një kandidat të primareve gjithmonë nën logon e PD që sështë e imja. As e Andjas, as e Flamurit as e Meritës. Ështe e demokratëve, përseri e refuzoi dhe pranoi në mirë te shkoje të Ilir Meta. Kjo tregon shumë. Shumë për qëllimin dhe synimin qe ka pasur Berisha. Nuk i intereson fitorja. Fare. Nuk i interesojnë shqiptarët, aq më pak demokratët. I intereson vetëm halli personal. Halli si do mbrohet nga non grata dhe ajo se si do mbrohet nga ajo se cfare drejtësia mund të kryej ndaj tij për shak se non grata i është dhënë për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë. Dhe jo vetëm nga SHBA por dhe nga Mbretëria e Bashkuar. E pra, synimi i tij është të përdorë PD si bunker, të mblidhet aty e të përdorë njerëzit si mburojë ndaj asaj që SHBA i kane vendosur si faturë. Së dyti të krijojë një opozitë ku të jetë vetëm ai opozitari i vetëm. Të mos ketë askënd tjeter. Mundësisht ta ekzekutojë PD pas ketyre zgjedhjeve.

 

Dhe ky ështe synimi i dytë dhe synimi i tretë eshtë te krijojë një lëvizje antiamerikane në Shqipëri. Po si mundet në Shqiperi, ky vend i cili ka parë vetem mirënjohje dhe ndihmë nga SHBA dhe nga perëndimi te mund tia rikthejë në këtë mënyrë ndihmën dhe dashamirësinë e atyre. Janë këto arsye që ne, demokratët euroatlantik kemi qendëruar dhe do vazhdojmë të qendrojmë. Kjo është sfida jonë e dytë. Sfida jonë etretë dhe më e madhja është ajo që vjen, ajo qe fillon tani me 14 Maj, pasi këto zgjedhje jane vetëm guri i themelit i pari për të krijuar një PD qartësisht të djathtë, ideologjikisht të pastër. Një parti që ka frymëmarrje, ka vlera, bëhet joshëse për rinine, për biznesin, intelektualet, joshëse për qëndrestarët. Joshëse dhe mbështetëse për të përndjekurit, pronarët. Kjo është ajo parti e cila në një kohë te veshtirë, sot fillon të ndërtohet. Ndaj miq, falenderimi im ndaj jush qendrestarë, është i pamatë nuk do ta kem asnjë herë mundësinë të ju falenderoj aq shumë sa e meritoni, megjithatë sot juve së bashku me përfaqësuesit tuaj në këshill do hidhni hapin e parë të një partie e cila nesër do të jetë partia ku shqiptarët do investojnë shpresën e tyre dhe kur them nesër, në zgjedhjet e 2025. Ashtu sic kemi vepruar deri tani, duke qendruar duke u organizuar dhe duke qenë bashkë dhe në këto momente të vazhdojmë të votojmë numrin 9, të votojmë PD, përfaqësuesit e Krujës dhe Fushë Krujës si hapin e parë për krijimin e një PD sic e kemi endërruar 33 vite më parë që do jetë shpresa e shqiptarëve. Zoti bekoftë shqiptarët e Krujës dhe Fushë Krujës, rininë, të përndjekurit, antikomunistët e kesaj zone.

Zoti bekoftë shqiptarët dhe PD!

Shumë faleminderit!