– Roland Bejko kandidati i PD për Tiranën në Sauk denoncon Erjon Veliajt, mungojnë rrugët dhe kanalizimet. Ne do ti shtrojmë në vitin e parë.

Kandidati i partisë Demokratike për bashkinë Tiranë Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me banorë në zonën e Saukut. Një nga shqetësimet kryesore të banorëve lidhet me mungesën e asfaltimit të rrugëve si edhe rruga “Dhimo Dhima”, e mbushur me gropa dhe e lënë në harresë. Banorët u ankuan se nuk kanë patur asnjë shërbim nga bashkia, madje edhe kanalizimet e ujërave të zeza i kanë kryer vetë.

Bejko u angazhua se me zgjedhjen në krye të Bashkisë do te shtrohen të gjitha rrugët jashtë zonës urbane me projektin 250 km rrugë të reja për gjithë zonat e harruara.

Ai akuzoi kryetarin Veliaj se abuzon me fondet që janë mbi 200 ml euro me koncerte, por harron që ka një Tiranë edhe jashtë unazës.

“Erjon Veliaj po e përdor buxhetin për koncerte, për qëndrën. Periferinë e kanë harruar fare.

Qëllimi jonë me fitimin e bashkisë së Tiranës është që të jetë qytet unik. Mos të jetë qytet vetëm brënda Unazës së vogël dhe pjesa tjetër ti lëne në lirë dhe të jetojnë si t’ju vijë për mbarë. Këto politika tek ne nuk do të gjejnë vend, këtu qendron ndryshimi mes neve dhe atyre. Prova është fjala që japim ne.  Ne do ta integrojmë qytetit. Ju jeni 5 km larg qytetit dhe jetoni sikur të jeni në një zonë të largët rurale.

Të jesh në qytet dhe vetëm pak km larg të kesh enklava të tilla kjo është papërgjegjshmëri e kryetarit të bashkisë dhe stafit të vet. Te them që në 4 vitet do ti bëj rrugët menjëherë është papërgjegjshmëri, kërkon kohën e vet. Por duhen të merren me rradhë, dhe rrugët brënda qyteteve duhet rregulluar. Jo vetëm janë të ngushta, por nuk kalon dot. Por në këto kushte që janë të pashtruara janë edhe më problem. Duket sikur je në fshati, jo sikur je në qytet”.