Përshëndetje!

Mirë se erdhët sot në këtë takim me kandidatët për këshillin bashkiak të zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 dhe ne një pjesë të strukturës tonë.

Tashmë e hapim këtë fushatë zyetarisht, pasi ne me miratimin e listës së këshillit e kemi filluar punën tonë, bashkë më këshilltarët kemi parë dhe zonat përkatëse dhe shpresojmë të arrijmë një rezultat pozitiv për Partinë Demokratike. PD zyrtare, tek kjo sigla jemi, te kjo sigla këtu kemi filluar të gjithë bashkë dhe te kho sigla këtu do ta lem. Këtu nuk ka asnjë hap prapa. Kjo lloj sigle nuk negocioet në asnje lloj momenti. Ne jemi parti e vlerave, jemi parti e lirisë sepse e tillë lindi Partia Demokratike, me njerez të lirë, me mendime të lira. Ndaj ju ftoj të gjithëve, të gjithë së bashku të maksimizojmë votat për Partinë Demokratike. Për numrin 9 të fletës së votimit. Për grupin e këshilltarëve te cilët janë me të vërtetë një grup i mirëzgjedhur ku ka brenda avokatë, jurist, arsimtarë, ekonomistë, agronom dhe kemi çfarë i kërkojmë të tjerëve. Sot mes nesh është kryetari i PD, zoti Enkelejd Alibeaj. Bashkë me zotin Alibeaj, bashkë me qëndrestarë ne i qëndruam kësaj kauze, i qendruam fort një vit e gjysëm. Pra, që sot ne jemi këtu dhe jemi krenarë që kemi mbrojtur me dinjitet dhe personalitet Partinë Demokratike të Shqipërisë. Të gjithë bashkë e dimë sesi kanë qenë zhvillimet, por ne të gjithë bashkë ja ku jemi këtu. Sot jemi pak, nesër do jemi më shumë. Jua garantoj që e ardhmja është me ne. E ardhmja është me Partinë Demokratike, e ardhmja është me BE e ardhmja është me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk na mbetet gjë tjetër Zana, shoqe mikeshë e jona, një nga financieret më të mira që ka Kavaja, nje zonjë grua do ju përshëndesë.

Ju uroj mirë se ardhjen kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë zotit Enkelejd Alibeaj. Unë jam një qytetare e Kavajës, lindur rritur dhe kam punuar gjithë jetën në qytetin e Kavajës duke i shërbyer me devotshmëri të gjithë qytetit. Duke punuar në disa institucione të qytetit dhe duke mbyllur aktivitetin tim në Bashkinë e qytetit Kavajë dhe sot unë punoj në sektorin privat. E falenderoj Gencin që më propozoi të kryesoj listën e këshilltarëve të këshillit bashkiak të zonjave të qytetit dhe them me plot bindje që ne do të marrim numrin maksimal të votave duke punuar të gjithë së bashku që Partia Demokratike të shkojë në nivelin e duhur. Ju uroj suksese të gjithë këshilltarëve që të dalin fitues dhe të marrin sa me shumë vota në zgjedhjet vendore.

Enkelejd Alibeaj: Unë po flas ulur, se duke qenë se jemi mes miqsh ne shtëpi, për të mos e bërë dhe shume ceremoniale dhe për të diskutuar për atë çfarë është situata e PD, është më mirë kështu, pa shumë protokoll. Genc të falenderoj shumë, të falenderoj shumë dhe nëpërmjet teje të gjithë, jo vetëm ato që janë sot këtu, por dhe ato që nuk janë sot këtu, pjesën e strukturave, këshilltarët po e po. Përfitoj nga rasti që të ju uroj të gjithëve një agjërim të pranuar për ata të cilët në ketë muaj sakrifice agjërojë, zoti ua pranoftë. Sakrificë ështe në fakt e gjithë kjo situatë nëpër të cilën është duke kaluar PD, prej shumë e shumë kohësh. U bënë pothuajse dy vite. Një sakrificë e cila në fakt nuk ishte as e kërkuar dhe as e shkaktuar prej nesh. Dhe në fakt që këtu duhet të fillojë diskutimi. Diskutimi i situatës politike të PD dhe bashke me të dhe si do përballet kjo fushatë zgjedhore tashmë në prag.

E udhës është për ata që merren me politikë si puna jonë të gjithë së bashku këtu, që kur të dalim tek qytetarët, kur trokasim atje derë më derë të kemi fytyrë e tu themi të vërtetën me shpresën që do të na pranojnë. Dhe në politikë ajo se cfarë të bën të besueshëm tek njerëzit është sa i qëndron vlerave, sa i qëndron pozicioneve politike që ke mbajtur gjatë gjithë kohës. Kjo është politika. Pastaj në aspekt personal të gjithë njerëzit janë të mirë, të mbarë në atë familjen e tyre, komunitetin e tyre. Në politkë ka një vecori. Për sa kohë që merr përsipër që të dalësh te njerëzit dhe të kërkosh besimin, pra të kërkosh votën. Pikë së pari duhet të bësh një reflektim me veten. A e meriton votën? A e meriton besimin? Dhe kur themi a e meriton votën, a e meriton besimin, pyetja është, cilat kanë qenë qëndrimet politike që ke mbajtur në kohë të mirë dhe në kohë të vështirë. A ke qenë gjithmonë aty i ulur dhe stoik tek pozicioni yt politik? Kjo është pyetja e parë që gjithësecili prej këshilltarëve, drejtuesit të degës, strukturat duhet tia bëjnë vetes. Dhe unë kam kenaqesinë më të madhe sot me thënë të drejtën në gjitha takimet që bëj me të gjithë ata njerëz këshilltarë, pjesë te strukturave që janë tek Partia Demokratike këtë veçori e kanë. Kanë qëndruar tek Partia Demokratike, kanë qëndruar tek ajo parti, lindur 32 vite më parë si partia që ishte partia anti komuniste, partia e vlerave, partia e cila shihte nga perëndimi. Prandaj jemi demokratë ne. Në këtë vend të gjithë jemi shqiptarë në fakt, të majtë, të djathtë, me parti pa parti. Shqiptarë jemi. Por, ajo që na bën demokrat është vetëm një gjë. Sa i qëndrojmë këtyre vlerave. Sa i kemi qëndruar këtyre vlerave nga 90 e këtej. Unë e di që politika është me ulje ngritje. Politika është me vështirësi, kemi qenë në qeverisje, kemi qenë në opozitë, por se kjo nuk duhet të na bëjë që të heqim dorë nga disa vlera që janë thelbësore. Nëse jeni te Partia Demokratike, jeni tek partia Demokratike. Kemi qenë në 90. Kemi qenë në 97. Kemi qenë në 2005. Kemi qenë në 2013. Duhet të jemi edhe tani. Kjo ështe adn-ja jonë. Kjo është pasaporta jonë politike. Kjo është emri i babës dhe i nënës, te cilët nuk ndryshojnë. E pra në te gjithë demokratët, në këtë periudhë, një vit e gjysëm u vendosëm në një test, të gjithë. Do të qëndrojmë ne tek Partia Demokratike apo do të ndryshonim identitetin tonë. Kaq e thjeshtë ishte. Një pjesë e madhe qëndruan këtu. Një pjesë tjetër ikën dhe nuk janë këtu. Përse? Vetëm për sjelljen e një personi. Ai që të gjithë ne demokratët e kemi konsideruar lider historik e bëmë prësident e 2 herë kryeministër, po për një hall te vetin personal. Jo shkaktuar nga ne, jo shkaktuar nga demokratët. Për nje lidhje të drejtëpërdrejte me aleatin historik, të shqiptarëve po e po, por mbi të gjitha Partisë Demokratike, Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Erdhën në Shqipëri kur lindi Partia Demokratike. Historia e marrdhënies së shtetit shqiptarë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fakt është historia e Partisë Demokratike në marrdhënie me ta. Janë rrugë paralele. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse Partia Demokratike lindi dhe pse ne jemi demokrat. Jo vetëm kaq, ky vend ky popull, ky komb i detyrohet shumë vendit të lirisë dhe vendit të demokracisë, Shteteve të bashkuara të Amerikës. Prej një viti e gjysëm pa shkak, jo për fajin tonë, jo për një interes publik Partia Demokratike, ju të gjithë jeni ndodhur në një agresion. Në agresion jemi ndodhur, sulm, linçim, verbal dhe fuizik, financiar dhe juridik. Dhe e gjitha kjo është bërë për një arsye, për një hall personal të një individi. Të një individi, i cili kurrsesi edhe në aspektin njerëzor nuk do të duhej ta kishte kaluar hallin e vet personal tek kontribuesit, tek Partia Demokratike. Të cilët vetëm I kanë dhënë. Në fakt, njerëzit e bazës, demokratët, vetëm kanë dhënë e shumë pak kanë marrë. Fus dhe veten këtu në fakt. Të gjithë ata ndër vite që kanë qenë përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike kanë marrë nga kontributi, nga djersa, nga sakrifica e demokratëve, njerëzve si ju. Dhe vetëm në aspektin njerëzor, kurrsesi nuk duhej menduar nga askush që nëse ndodhesh në një siklet, në një hall, nuk mund t’I marrësh njerëzit e t’I bësh bashkëvuajtës. Se praktikisht, ajo që ka bërë Berisha me demokratët është t’I bëjë bashkëvuajtës në hallin personal. Kjo është e papranueshme, Kjo është një çështje em cila ka shkaktuar pikërisht zallamahinë Brenda Partisë Demokratike.

Dhe sigurisht nuk përfundon këtu. Nuk përfundon këtu sepse për një vit e gjysmë shumë ngjarje kanë ndodhur brenda nesh. Nuk morëm asnjë vlerësim që mund ta bënim për veten tonë, në momentin kur kërkuam që në zgjedhjet lokale këto që po vijnë tashmë, të mund ta ruanim të papërçarë Partinë Demokratike. Gjithmonë kemi qenë me ofertë, me shtrirje dore, jo ndaj Sali Berishës, që të jemi të qartë. Të gjitha ofertat që kemi bërë ne që në prill nëse e mbani mend, ka qenë që të mos krijoheshin struktura paralele të drejtuara prej tij. Ndaj gjithë pjesës tjetër, demokratëtve që dy vite më parë kemi qenë bashkë. Që në zgjedhjet e 2021 apo më parë. Edhe kërkesa për të dalë me një kandidat, nën logon e Partisë Demokratike nuk I drejtohej atij, I drejtohej pjesës tjetër, vëllezërve dhe motrave tanë, këtu në Kavajë. Sepse e keqja më e madhe që është në këtë vend ka një emër, quhet Edi Rama. Edi Rama dhe Edi Ramat e vegjël nëpër bashki, që fatkeqësisht sot janë në 60 bashki fal gabimit tonë fatal në zgjedhjet e 2019-ës që nuk u futëm në zgjedhje. E pra, këto kanë qenë sjellje, qëndrime, pozicione tonat për të mirën jo vetëm të demokratëve, por të të gjithë shqiptarëve. Se përballë një të keqe kaq të madhe që përfaqëson regjimi, jo pushteti, regjimi I Edi Ramës me shpopullim të vendit, me gjendjen ekonomike katastrofale, me krimin që mbizotëron. 3 orë më parë ndodhi krimi në Lezhë, e ca ditë më parë përsëri. Me mungesën totale të ligjit, me mungesën totale të shtetit, me humbjen e shpresës. Është kaq e madhe kjo e keqe, sa për këdo njeri do të ishte njerëzore që çfarëdolloj qejfmbetje keqkuptimi që mund të kasha me vllain tim, Gencin, ta linim mënjanë. E t’I shërbenim njerëzve, e të bëheshim bashkë. Mbase nuk bëheshim bashkë, do bashkonim forcat, do dilnim me një kandidat. Me një kandidat të vetëm, kandidat i demokratëve, i qytetarëve, nën siglën e Partisë Demokratike. I patë të gjitha e refuzuan.

Dhe u refuzuam në mënyrë neveritëse. Dhe më e rëndë akoma, ajo që në aspektin politik është e papranueshme, është fakti që ajo se çfarë ndodhi pas 3 marsit. E pati më të lehtë që të shkojë e të bëjë një martesë me Ilier Metën, e t’I shërbejë një të majte, e t’i shërbejë  një socialisti si Ilir Meta dhe të kundërvihet ndaj të gjithë demokratëve. Ata të cilët e kanë dashur, adhuruar, kontribuar, e kanë dashur, ka përfituar maksimalisht. Kjo është një ndarje dhe një vijë e kuqe finale me të. Me të dhe me mënyrën se si  ka konsideruar Partinë Demokratike, pronë private, promë e tijë. Një parti e cila pretendohet që të lindi me të dhe do të duhet të shkojë në varrë bashkë me të, është e papranueshme. Partinë Demokratike nuk ështe e një njeriu, nuk ka lindur për shkak të një njeriu. Ka lindur këtu, këtu në Kavajë ka lindur, kohë më parë se Sali Berisha të merte flamurin e Partinë Demokratike. Epo historia nuk duhet të gënjejë, se ka qenë lëngata, zemërimi, sakrifica e kavajasve fillimisht, por edhe të shkodranëve ata të cilët i dhanë zjarr një dëshire, një nevoje të madhe të popullit më të shtypur në 50 vite komunizëm, për të krijuar Partinë Demokratike. E përsa kohë ka lindur e të gjithëve, e të gjithëve është. Dhe është e papranueshme për Partinë Demokratike që të arrijë sot nga një pjesë që të merret për hallet personale, e të meret të shkojë tek një parti e majtë. Ku tek Ilir Meta! Ilir Meta nuk ishte ky që në 2013-ën qeveriste me Partinë Demokratike. Ishte ai I cili I la demokratët në baltë dhe shkoi bëri martesën e radhës me Edi Ramën. Ajo që vuajm ne sot, prej 10 vitesh pothuajse, nuk është gjë tjetër veçse është një regjim I cili vjen sipas edukatës politike t ëish-bllokut.

Edi Rama është një pinjoll i partisë së punës. Erdhi në pushtet nëse e mbani mend në 2013-ën me ndihmën e Ilir Metës. Në zgjedhjet e 2009-ës mori 65 mandate, në 2013-ën mori 64 mandate. Dhe vetëm prej trafikut që LSI bëri në atë kohë, erdhi në qeverisje dhe sot e kemi peshqesh. E kanë shqiptarët peshqesh prej Ilir Metës. E pra, kur jemi në politik do të duhet të shohim me kë bëjmë marrëveshje. A bëjmë marrëveshje me virtytin apo me vesin. Dhe jo vetëm në 2013-ën. E mbani mend në 2009-ën, po atëherë ishte që Partinë Demokratike bëri me Ilir Metën dhe ishte ai moment kur filloi bjerja totale e vlerave të Partisë Demokratike në qeveri në atë kohë, me masën e madhe të korrupsionit dhe të arrogancës që na çoi pastaj në 2013-ën, në atë që thash pak më parë. Në 2013, në 2017, reforma në dejtësi, reforma territorial. I mbani mend, se këto duken sikur janë harruar, janë bërë të gjitha me votat e Ilir Metës, kundër Partisë Demokratike. S’duhet t’i harrojmë këto. Edhe sot çfarë ndodh, një pjesë shkon dhe bashkohet me Ilir Metën, i cili nesër nuk do të bëjë gjë tjetër, votat e atyre njerëzve demokratë të cilët mund të jenë edhe të gënjyer, edhe të keqinformuar, do të shkojnë të trafikohen tek Partia Socialiste. E kuptoni pra se çfarë mëkat i madh politik është duke shkaktuar Sali Berisha. Pyetja tjetër që kam: e bën se nuk di? E bën se nuk kupton? Jo, e bën se ka një hall të madh dhe halli është i përbashkët me Ilir Metën, i përbashkët me Edi Ramën. Erdhi kjo kohë për të kuptuar realisht çështë njëri, tjetri apo tjetri. Është situate e tranzicionit 32-vjeçar që I bën këta njerëz në një aleancë okulte me njëri tjetrin.

Këta nuk janë në armiqësi me njëri-tjetrin. E mbani mend çfarë tha para pak kohësh “Edi Rama je armiku im”. Ou! Je “armiku im”! Po oligarkët e Edi Ramës që hanë gosti me Sali Berishën çfarë kërkojnë, si ka mundësi?! Po mediat, mediat e Edi Ramës, e dini fare mirë se regjimi I Edi Ramës nëse ka një karakteristik është që ka kapur totalisht të gjitha mediat deri para një vit apo dy vitesh nga mëngjesi deri në darkë në media dilte Edi Rama dhe Erion Veliaj. Zero askush tjetër. Këto dy vite del Edi Rama, Erion Veliaj, Sali Berisha, pa asnjë lloj kufizimi. Në një regjim, po si ka mundsi t’I japi hapësirë mediatike atij që e kundërshton armik? S’ka mundësi, nëse I jep hapësirë do të thotë që nuk janë armiq, janë miq, janë ortak. Miqt e mi kjo është e vërteta, ky është fakti dhe ky është realiteti. Prandaj sot, ajo që është më e rëndësishme për të kuptuar për gjithsecilin prej nesh, është sot përballë kemi një mission shumë të madh. Misioni I parë është të ruajmë Partinë Demokratike. Shumë njerëz janë përgjëruar për Partinë Demokratike, në fakt shumë njerëz kanë dhënë dhe jetën për Partinë Demokratike. Kujtoj Hysni Budën këtu, gjithsecili do të duhet ta mendojë dhe s’mund të luaj me historinë e kësaj partie. Por sot në ka një tradhti të madhe që po I bëhet Partisë Demokratike është pikërisht ajo përshkrova pak më sipër, që po I bën Sali Berisha. E pra, jeni thirrur të gjithë së bashku si para 32 vitesh a 33 viteve, të ruajmë partinë e vetme pro perëndimore, që është Partia Demokratike. Mos mendoni ju që Partia Socialiste që është pjella e Partisë Komuniste, e Partisë së Punës ka dashamirësi për perëndimin?! Jo, jo, thirrja e gjakut të tyre është gjithmonë nga lindja. Shikoni se ç’po bën, po sillet Edi Rama tamam si etërit e vet. Dktaturë atëherë, regjim tani. Mungesë lirie në atë kohë, njerëz që dëbohen nga Shqipëria sot. Shtypje në atë kohë, dhunë tani. E në fakt është edukata politike që kanë pasur etërit e vet. Kështu e kanë menduar pushtetin, ta kenë vetëm ata dhe populli i thjesht dhe vetëm duhet të bindet. E pra, e vetmja forcë politike që mund të jetë e brishtë, e kuptojmë në një vit e gjysmë ne kemi pasur kosto të mëdhaja brenda vetes. Me ato luftërat, me atë sulmin fizik të 8 janarit, me atë përçarjen,  me fyerjet, me baltosjet, me shpifjet, me refuzimin për t’I shërbyer njerëzve ër të dalë me një kandidat unik. Të gjitha këto na kanë lodhur, por ama ja ku jemi sot.

Është e vetmja parti e cila ka njëdetyrim të madh që të jetë në aleancë me perëndimin, me SHBA-të, me Mbretërinë e Bashkuar dhe me BE-në. Se kjo parti lindi nga bekimi që I bënë SHBA-të nëse e mbani mend dhe besoj e mbani mend, me sekretarin e shtetit James Beker kur erdhi këtu, ai bekoi PD-në. Erdhëm në vitin 1992 në pushtet, pikërisht atëherë kur kishim në krah ambasadorin Rajerson të SHBA-së. Ekzistenca e perëndimit në këtë vend, në Shqipëri gjendet vetëm tek PD. Asgjësimi i Partisë Demokratike, është vetëm asgjësimi I perëndimit në Shqipëri dhe lënia në mëshirë të fatit nga sulmet që vijnë në këtë vend nga lindja. Dhe këtë ne shqiptarët e dimë çfarë do të thotë se të vuash 50 vite nën agresionin sovjektik, siç e kemi vuajtur ne më shumë se çdokush tjetër, ne nuk duhet t’ia tolerojmë vetes. Ndaj kemi detyrë të madhe t’I qëndrojmë Partisë Demokratike, vlerave në fakt. E si I qëndrojmë vlerave, jo vetëm me fjalë. Se po t’I dëgjosh me fjalë, perëndimori më I madh është Edi Rama, pas tij vjen Ilir Meta, e pas tij vjen Sali Berisha. Këta të gjithë përgjërohen nga mëngjesi deri në darkë, se jemi perëndimor, se jemi për NATO-n, se jemi për BE-në. Nuk është kjo jo. Je perëndimor në rastin kur ti lufton plagën më të madhe që ka Shqipëria sot. Cila është plaga më e madhe sot? Korrupsioni! Korrupsioni në politikë. Këto janë vlerat që perëndimi kërkon, SHBA, BE, Mbretëria e Bashkuar. A gjen dot forca kur je në qeverisje, apo në opozitë që të luftosh pikërisht këtë plagë të madhe siç është korrupsioni i cili ka shkatërruar shtetin e së drejtës dhe demokracinë. Ç’bën Edi Rama? Shkon dhe korrupton edhe përfaqësues të FBI-së për të luftuar Partinë Demokratike, në rastin MC Gonigal. Ç’bën Sali Berisha, shkon e godet përfaqësuesen e SHBA-së dhe të Mbretërisë së Bashkuar, ambasadorët. Si mundet?! E pra, një gjë është të thuash me fjalë, një gjë tjetër është të veprosh. Ndaj na ka rënë ne barra, juve të gjithve, këshilltarë, drejtues, struktura për të mbajtur fortë Partinë Demokratike. Është e vetmja forcë e djathtë. E në fakt kjo është e dyta sfidë që kemi miq, jo vetëm Partinë Demokratike, por një PD e djathtë në ideologji. Një PD e cila pronarët në shumicën e rasteve I ka përdorur, por nuk ka dhënë atë që meritojnë shtresa më fisnike, ajo që ka vuajtur më tepër në diktaturë. E kishim për detyrim ne, Partia Demokratike që për 30 vite apo po marrë dhe gjysmën, atëherë sa kemi qenë në qeverisje, të paktën çështjene  tyre ta kishim zgjidhur.

Partia Demokratike nuk ka bërë maksimumin për të përndjekurit politik. I ka përdorur në rastet të këqija gjithmonë, shtresa e të përndjekurve politikë i është gjendur Partisë Demokratike. Kocka e saj në fakt, por nuk kanë marrë atë se çfarë shoqëria shqiptare ia kishte detyrim t’ia jepte. Ku është rinia shqiptare sot e cila në vitet 90 të gjithë vraponin pas Partisë Demokratike. Rinia shqiptare ishte pikërisht ekzistenca e Partisë Demokratike. Ishte logoja virale e asaj kohe. Ishe i ri, ishe me Partinë Demokratik. Ku është sot? Pse ikën rinia sot? Për shkak se me kalimin e kohës Partia Demokratike u largua, nuk ishte më joshëse. Ku është biznesi? Partia Demokratike e cila lindi në 90-ën, lindi si partia e tregut të lirë. Do të thotë biznesi ishte pikërisht ai që gjente formacionin politikë që duhej të mbështeste në Shqipëri. Nuk janë. E pra miq, PD nuk ka qenë ideologjikisht e qartë gjatë gjithë kësaj kohe. Tani është momenti. Tani është moment pikërisht ta krijojmë ashtu siç ky vend, kjo shoqëri, Shqipëria meriton: një forcë qartësisht të djathtë. Që beson në fe, beson në atdhe, beson në komb, e beson në familje. Vlera këto të cilat kanë humbur dhe është vetëm e djathta ajo e cila ka brenda vetes që na takon ne, i takon Partisë Demokratike ta bëjmë. Dhe nuk jemi vetëm, e dini fare mirë të gjithë së bashkë atë që kemi përjetuar gjatë gjithë kësaj kohe. Jemi goditur, jemi përçarë, jemi sharë, jemi shantazhuar, por kemi qëndruar, jemi këtu, jemi gjallë. Jemi gjallë dhe jemi më të fortë sesa më parë duke filluar nga unë i pari. Dhe nuk jemi vetëm sepse kemi me vete disa aleatë.

Kur them disa aleatë, nuk them SHBA-të dhe perëndimin, ata po e po. Ata I duan të mirën këtij vendi. Dhe e mira e këtij vendi bëhet vetëm duke qëndruar tek nevojat dhe kërkesat që ata kanë. Një vend, një shtet, një qeveri, e cila të jetë e qartë dhe të mos ketë lidhje as me korrupsionin, as me krimin e organizuar, Ne jemi të lirë, nuk jemi në hallë ne. Ne nuk kemi halle të merakosemi se çfarë bën SPAK-u. Shikojeni njëherë se çfarë bën Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta. Halli i madh që kanë është kur po I thëret SPAK-u. I thërret tani apo më vonë. Ne nuk kemi halle të tilla. E di që është jo e lehtë, por vetëm fakti që keni qëndruar dhe keni rezistuar deri tani duhet tan ë bëjë të gjithë krenarë. Kemi aleatë të gjithë ata anëtarë të ndershëm që gjithë kësaj kohe nuk kanë shkuar te kutia e votimit, kanë refuzuar. Kanë refuzuar trinomin Rama-Berisha-Meta. Dhe janë shumë. Janë shumë njerëz që vjen dita e zgjedhjeve nuk shkojnë tek kutia e votimit. Nuk shkojnë sepse sit ë votosh njërin, merr peshqesh tjetrin pa asnjë dallim. Voto Ramën, ke Berishën dhe Metën. E di pse? Sepse oligarkët janë pot ë njëjtit. Ata janë gjithmonë të fituar, se kanë lidhje me njërin, me tjetrin dhe me tjetrin. Ndaj dhe shqiptarë sot nuk shkojnë të votojnë. Synimi ynë është pikërisht t’u drejtohemi këtyre njerëzve, kësaj pjese të shoqërisë. Shoqëri e cila e nxjerr bukën e gojës me djersë e me punë të ndershme. E që beson te ligji, e që beson tek shteti, e që shtohen përditë e më tepër. Duhet t’ua japim ne atë alternativë, duhet t’ua japim atë alternativë.

E pra miq, kjo është ajo që ne e kemi cilësuar si sfidë. Nuk ka zgjidhje tjetër, këtu do jetë. Në mos e bëfshim ne, dikush tjetër do e bëjë. Por ne meritojmë ta bëjmë. Jo sepse historian a zgjodhi ne, ndoshta edhe për këtë shkak. Por për një arsye tjetër më të madhe, Atë arsyen që tashmë ua thashë pak më parë ishim ne të cilët në këtë një vit e gjysmë, bëmë një zgjedhej të dhimbshme, po e pranoj, të dhimbshme brenda Partisë Demokratike. E di unë që goxha e dhimbshme që nga 9 shtatori e këtej të bënim një ndarje të madhe midis asaj se çfarë i ndodhi ish-lierit historic nga njëra anë dhe nga ana tjetër qëtë ruanim Partinë Demokratike. E dhimbshme është, e di unë në aspektin njerëzor. Shumë prej nesh, unë madje më shumë sesa ju kam qenë bashkëpunëtor i tij. E di fare mirë se çfarë di të thotë që vjen një moment ku politikisht do të duhet të zgjedhësh midis aspektit njerëzor dhe një aspekti politik: të rruash Partinë Demokratike. E pra kjo ka qenë një sprovë e madhe që të gjithë ne kemi kaluar me dhimbje, por e kemi kaluar. Dhe ky është një avantazh I madh kur të shkojmë aty te njerëzit dhe t’u flasim dhe t’u themi po, po, ne jemi ata demokratët që përballë interest të vogël privat, se mund të ishim të gjithë ne aty tek kasollja e madhe, e të mos mernim këtë sakrificë.

Ne zgjodhëm që të mbrojmë interesin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Dhe kjo është një provë, është një sprovë që ua japim shqiptarëve, që pop o, në politikë interesi public është më I rëndësishëm sesa inters privat, apo interesi I një individi, apo halli I një individi. Dhe këtë e kemi bërë vetëm ne demokratët. Jemi ballëlartë në këtë punë. E për këtë arsye miq, vëllezër dhe motra, në këtë fushatë e cila është atipike, anormale e di. Ne paraqitemi në këto zgjedhje vetëm me përfaqësues në këshillin bashkiak, të gjithë forcat të gjitha demarshet tona, të keshilltarëve po e po, por dhe të strukturave do të  drejtohen tek numri 9, tek Partia Demokratike. Kjo duhet të jetë e qartë, dhe sduhet të ketë asnjë lloj dyshimi për këtë. E dua të ju bëj të qartë dhe diçka tjetër. Jemi një familje e do flasim hapur. E kam hasur dhe në vende të tjera dhe në bashki të tjera ku nuk kemi përfaqësuesit tanë. Dhe pyetja që drejtohet po mirë ju nuk keni përfaqësues, kandidat për bashkinë, kë duhet të votoni nga të tjerët. Po jua bej të qartë miqt e mi, edhe pas takimit që kemi pasur Genc një muaj më parë, qëndrimi ynë është politik. Ne votojmë vetëm

Partinë Demokratike, këshill bashkiak, ky është qëndrimi politik dhe qëndrimi publik. Dhe nëse ju thotë dikush tjetër, po ai kandidati që ështe, përfaqëson ose pretendon, përfaqëson Bashkimin per Fitore, cili do ishte qëndrimi politik që do të mbanit ju? Ju do të jepni vetem nje përgjigje të thjeshtë, ne jemi me Partinë Demokratike. Shkoni pyeteni? E voton ai partinë Demokratike? Dhe pastaj te jap nje përgjigje. Sepse ne mbetëm një vit e ca me dorën shtrirë që të bëhemi bashkë dhe të dalim me një kandidat edhe pse në një proces të njëanshëm sic ishte i primareve, por për të kandiduar në logon e Partisë Demokratike. Dora shtrirë. Po mirë, fakti që nuk u rrok kjo dorë, kjo do të thotë që sna ke dashur. A është futur për të fituar, do të thotë që nuk na ka dashur.

Atëhere ne do të ruajm pozicionin tonë. Cdokush edhe drejtuesit më të lartë, duke filluar nga ti Genc, përfaqësuesit e këshillit dhe çdo lloj strukture mbart këtë lloj qëndrimi sepse është qëndrim politik dhe është qëndrim që përfaqëson zërin e të gjitha strukturave tona. Dhe për sa kohë që mban këte lloj pozicioni, do ti qëndrojmë strikt këtij pozicioni pa më të voglën medyshje. Ne nuk shkojmë kurrësesi që ti japim mbështetje partisë së Ilir Metës. Nuk na shkon as për moral politik, nuk na shkon as për të shkuarën. Nuk na shkon as për te ardhmen, ne nuk shërbejmë që në këtë vend të kete një pushtet të majtë dhe një opozitë edhe më të majtë. Një pushtet të korruptuar dhe një opozitë akoma më të korruptuar. Jo ne qëndrojmë këtu tek Partia Demokratike dhe do ti shërbejmë asaj deri në fund. Ky do jetë pozicioni gjatë kësaj fushate. Unë ju falenderoj për gjithë qëndresën që keni bërë. Nuk është e pakët. E di fare mirë që në lokalitete të vogla nuk mund të besh politikë të madhe. Njerëzit njihen me njëri tjetrin. Japin marrin me

njëri tjetrin, por ajo që është e rëndësishme është kjo. Që edhe në situata të tilla, nesë ka një arsye që mblidhemi në këtë sallë është shërbimi i fortë i Partisë Demokratike deri në fund duke i qëndruar këtyre vlerave. Është shërbim historik, shërbim i madh që i bëjmë historisë. Është vetem partia demokratike ajo që sot edhe pse e sulmuar nga të gjitha krahët, nesër është e vetmja shpresë, për rritjen dhe ku do të hidhet investimi i të gjithë atyrë që ia duan të mirën Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit. Koha e regjimit të Edi Rames ka marrë fund. E mban në jetë Sali Berisha. E mban e di këtë punë. Prandaj për ne është e rëndësishme të jemi të qartë. I gjithe tranzicioni 32 vjeçar, trekëndëshi do duhet të shkojë bashkë me tranzicionin. Një epokë e re të hapet për shqiptarët.

Na e kanë vendosur si mision dhe misionarët janë këtu në këtë sallë. Kështu miq unë kam besimin më maksimal që me një fushatë qytetare me fytyrë njerëzore duke u folur njerëzve me zemër në dorë, por duke pranuar dhe gabimin sepse të jesh në politikë dhe të mos bësh gabime kjo nuk ndodh. Engjejt nuk gabojnë, njerëzit gabojnë. Tu flasësh me zemër në dorë, çfarë kemi bërë gabim, aftësinë tonë për të njohur gabimet tona. Dhe përsë nesër aty në këshillin bashkiak, zonjë bashkë me kolegër e tu do të mbroni interesin e Kavajës dhe qytetarëve të Kavajës. Shumë e rëndësishmë kjo, sepse sot fatkeqësisht edhe  për fajin tonë i gjithë pushteti nga fillimi dhe deri në fund, nga maja e deri në bazë është në dorën e Edi Rames. Ne duhet të fillojmë pikërisht nga Këshillat Bashkiak. Janë shumë të rëndësishëm sepse vendimet që do të marrë kushdo qoftë kryetar i Bashkisë nuk mund ti kalojë dot në qoftë së aty në Këshillin Bashkiak nuk ka keshilltarë të cilët i qëndrojnë fort korrupsionit, abuzivizmit, që nuk i shërbejnë qytetarëve. Mjafton nje këshilltarë bashkie i cili ka të drejtë të marri informacion për të  gjitha aferat e mundshme, shkeljet ligjore, vendimet që kryetari i bashkisë do marrë e tia bëjë me dije publikut. E jo më të jenë disa

Kështu do fillojmë ne Partia Demokratike pak nga pak sot në këshillat bashkiak e nesër në qeverisje. I kemi kaluar dikur këto situata do t’i kalojmë edhe tani ndaj është shumë e rëndësishme që të kemi përfaqesues dinjitoz në këshillin bashkiak njerëz që kanë reputacion njerëz të cilët kanë treguar dhe në të shkuarën e tyre, që janë njerëz që nuk bëjnë kompromis, që nuk shiten për një leje, që nuk shiten për një koncenesion sepse është mëkat i madh që të mos u shërbesh njerëzve sot. E pra kjo është ajo që është kaq e rëndësishme dhe që ja vlen që të gjithë ne jo vetëm të mbajmë faqen e bardhë por t’i japim një shërbim këtij qyteti dhe këtij publiku. Shumë faleminderit për pjesëmarrjen! Ndjesë edhe për zgjatjen por besoj se është e rëndësishme se tashmë në fillim të fushatës të jemi të qartë për pozicionin ku jemi, të asaj se çfarë duam të arrijmë, si do të arrijmë. Duhet të jemi fare të qartë dhe për një gjë tjetër që ajo se çfarë po shtrojmë të gjithë së bashku nuk është thjesht zgjedhja lokale, kjo po e po, por është një gur themeli për Partinë Demokratike të nesërmen filluar nga 14 maji e tutje, një parti ashtu siç të gjithë e kemi ëndërruar por që s’kemi mundur ta bëjmë për të hequr të gjitha defektet e të shkuarës dhe për të bërë gjithça ashtu siç e djathta, e do shoqëria, e do vendi, e do kombi, e do një e djathtë, e vërtetë. Shumë faleminderit, ju urojmë gjithë të mirat, edhe me një fitore!