Zoti ju dhëntë begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit!

Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca që buron nga besimi në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e padrejta do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë, siç dhe na e zbulon surja me titullin kuptimplotë Shndritja:

“Si kur shndrin dielli i mesditës,

Ashtu dhe natën kur terri bie,

Zoti yt nuk të ka braktisur,

As zemëruar me ty nuk është.

Dhe patjetër çfarë po vjen,

Për ty më mirë do të jetë se çfarë po shkon,

Dhe Zoti duarplot do të jetë me ty,

E ti i lumtur…”