· Dita e djeshme shënon hapin e parë për përfundimin me sukses të procesit të diktuar nga udhërrëfyesi të Bundestagut që do ta çojë Shqipërinë drejt zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme.

· U përmbushën tre kushtet që opozita vendosi, reformë jashtë parlamentit ilegjitim – e padiktuar nga qeveria, reformë me konsensus të forcave politike, miratim pa asnjë ndryshim- parlamenti noter i vendimeve konsnesuale të tryezës politike.

· Përmbushja e kushteve u arrit jo për shkak të vullnetit të mirë të palës tjetër, por për shkak të presionit ndërkombëtar. Për të shkuar drejt Europës, Shqipëria ka nevojë të ndahet nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës.

· Falenderoj Bundestagun gjerman, përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë, në veçanti ambasadorin britanik, përmes së cilit u vu në lëvizje mekanizmi, që çoi në plotësimin e tre kërkesave të opozitës, pavarësisht se me katër muaj vonesë.

· Procesi që nisim ka një qëllim: të kthejë lirinë e votës dhe mundësinë që çdo shiqiptar të vendosë qeverinë, parlamentin dhe kryebashkiakët që do. Kjo betejë nuk bëhet as për karriket, as për fatet tona politike.

· Me aksionin tonë që nisi në 16 shkurt grisëm perden e propagandës qeveritare të Shqipërisë pa probleme dhe i treguam botës mbarë nevojën akute për ndryshim. Sakrifica e mandateve të djegura, moslegjitimimi i farsës së 30 qershorit i tregoi botës se demokracia ishte ne grahmat e fundit dhe bëri të mundur vetëdijësimin e Perëndimit se Shqipëria ka nevojë për ndihmë.

· Ky është vetëm fillimi i një beteje, që do të konsiderohet e fituar, kur ne të kemi një proces zgjedhor, që do të sjellë një parlament dhe një qeveri të dalë nga vullneti i qytetarëve dhe i jep fund plaçkitjes së shqiptarëve.

· Për opozitën, objektivi politik është i qartë, largimi i një orë e më parë e kësaj qeverie përmes zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe të ndershme, të cilave do t’u paraprijë një reformë zgjedhore sipas standardeve të diktuara nga OSBE/ODIHR.

· Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi me vlerat dhe sakrificat, me të cilat ka nisur kjo betejë. Çdokush që e mendon ndryshe, gabohet. I bëj thirrje çdokujt që dëshiron të kontribuojë në proces, ta shfrytëzojë mundësinë e derës hapur në PD . Ne do të krijojmë hapësirat në Këshillin Politik për të diskutuar çdo temë, përfshi ndryshimin e sistemit.

· Largimi i kësaj qeverie është emergjencë kombëtare. Instrument tjetër përveç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk ka. Afrimi i këtij momenti një minutë e më parë është objektivi ynë. Nuk do të tolerojmë dhe nuk do të pranojmë asnjë vonesë të reformës zgjedhore përtej 15 marsit.

· Teza se “u legjitimua Damian Gjiknuri” është një tezë e dalë nga kancelaria e Edi Ramës. Nuk ka për të patur amnisti as për Damian Gjiknurin, as për Imer Lalën, as për Vangjush Dakon, për askënd që është përfshirë në shitblerjen e votave. Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës.

· Stigmatizimi i procesit të reformës zgjedhore është rënie viktimë e propagandës së qeverisë. Synimi im është të largojmë fenomenin, personin, qeverinë, bandat e Edi Ramës dhe të krijojmë kushtet që kurrë më, asnjë parti politike, asnjë individ të vendosë shqiptarët në kushte pengmarrje nga krimi.

· Edi Rama nuk është dikush që duhet besuar, por është dikush që duhet larguar një orë e më parë. Edi Rama nuk e ka vullnetin politik për të organizuar zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

· Ne u qëndrojmë të gjitha çështjeve të rakorduara me opozitën e bashkuar më 23 prill, ku qeveria tranzitore si garante e vullnetit për të zbatuar edhe ligjin ekzistues, edhe ndryshimet që do të bëjmë, është kërkesa jonë kryesore.

· Reforma zgjedhore është i vetmi nga 9 kushtet e Bundestagut, ku opozita ka një rol për të luajtur. Po e bëjmë këtë në shërbim të interesit publik. Kërkesa për ndryshim nuk ka qenë kurrë më ulëritëse.

· Një grusht njerëzish të babëzitur funksionojnë si një parti e vetme. Kjo është partia e babëzis, e përbërë nga kupola drejtuese e Partisë Socialiste, një grusht oligarkësh dhe bandat më të rrezikshme në Ballkan dhe Europë.

· Rruga e vetme e daljes nga kjo e keqe është të bashkojmë forcat e çdokujt për vendosjen e standareve mbi të cilat funskionon Europa. I duhet dhënë fund bashkëjetësës së politikës me krimin dhe partisë së babëzizë