Kushdo që e ka ndjekur këtë gjysëm ore në Parlament e kupton fare mirë sikletin e madh të Edi Ramës.

Eshtë i njëjti siklet që ka, që kur është rifutur në këtë sallë. Prapë me paratë e krimit, prapë me lekët e drogës, prapë me banditët në krahë, në mendje, në shpirt, në kuletë, në parti dhe në tabulatet e shërbimeve të huaja.

Ky që nuk duronte dot aleatë politikë në prehër, sot nuk e ka krimin në prehër, është vetë në prehrin e krimit.

Asnjë vendim nuk merr dot ky njeri, pa krimin dhe kriminelët.

Asnjë vendim nuk merr dot ky njeri për qytetarët e këtij vendi që po largohen si asnjëherë më parë nga sytë këmbët.

Nuk thotë një fjalë. Një fjalë të vetme nuk arrin të shqiptojë. Për ata 30% të shqiptarëve që natë për natë, jo vetëm kur kemi ne Parlament, jo vetëm kur flet opozita, por natë për natë, nuk paguajnë dot bukën e fëmijëve të tyre.

Moti po ftohet. 43 mijë e 100 familje, anembanë vendit nga Himara në Shkozë, atyre që nuk ua ke prishur shtëpitë, nuk i ngrohin dot, atyre që ua ke prishur, i ke lënë në mes të katër rrugëve.

43 mijë e 100 familje. Miliona shqiptarë që nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre, po a i bëhet vonë këtij?

Ky ka mënyra, forma, sporte dhe substanca të tjera për t’u ngrohur. Dhe mbi të gjitha, 1.3 miliardë Euro në vit, edhe po të digjeshin si letër, mjaftojnë për ta ngrohur Edi Ramën.

Të tjerat janë bullshit, bullshit, bajga. Vjen këtu dhe ndot ambientin, se njeri nuk të beson më, ta kanë pirë ujinshqiptarët. Nga Himara në Shkozë, nga Konispoli në Vermosh, ta kanë pirë ujin.

Ti je shkaktari dhe përgjegjësi kryesor që 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, sot që flasim.

Dyfishim në raport me katër vite më parë. Ti je përgjegjësi dhe autori i një ekonomie në krizë që nuk prodhon asgjë, përveç drogës.

Ti je përgjegjësi dhe autori i marrjes peng të demokracisë, përmes marrjes peng të votës, duke marrë peng qytetarët me kriminelët që janë partia jote e vetme.

Nuk kam dalë këtu të them që PS është një parti antikombëtare dhe nuk mund ta them kurrë, sepse njoh dhe kam miqësi me socialistë që janë po aq të dëshpëruar sa unë.

Të gjithëve u ke vjedhur Shqipërinë me krimin, atyre u ke vjedhur edhe partinë me krimin.

Je ti Edi Rama, askush tjetër. Dhe të gjithë ata njerëz të cilët kanë dorëzuar dinjitetin dhe kanë vendosur të bëhen sharlatanë të shfaqjes tënde makabre, që i lë shqiptarët pa bukë, pa drita, pa ujë, pa të ardhme, pa rend, pa siguri, që ti dhe krimi të keni 1.3 miliardë të ardhura në vit.

Nuk ka asnjë arsye tjetër, për moshapjen e negociatave, përveç faktit që vendi sundohet nga krimi, që qeveria jote është e zhytur në krim dhe e kapur nga krimi.

E di unë, e di ti, e dinë këta këtu, e di e gjithë bota.

E kjo do të jetë e do të vazhdojë të jetë arsyeja e bllokimit të negociatave për Shqipërinë deri ditën kur shumica e heshtur, por e ndershme e shqiptarëve, përfshirë të socialistëve të ndershëm, do të të tregojnë ty një herë e përgjithmonë derën, si episodi më i zi, në 27 vite të vështira të tranzicionit shqiptar.

Me zig-zag-et e tyre, me sfidat e tyre, me të mirat dhe të këqijat e tyre, vendi eci përpara.

U fut në NATO, u hoqën vizat, u ndërtua infrastruktura, derisa erdhe ti.

Çfarë bëre ti? Solle kriminelët. Kush i solli kriminelët në Parlament? Kush i solli banditët e drogës, përdhunuesit në krye të bashkive të vendit?

Kush i ul pushtetarët e sotëm në një tavolinë me krimin ku planifikojnë para zgjedhjeve, dhe festojnë pas zgjedhjeve? Je ti Edi Rama. Ti, je përgjigjia e të gjitha të zezave. Ndaj largimi yt nuk është thjesht dhe vetëm kërkesa ime. Zgjidhja që unë parashtroj para çdo shqiptari, që do të vazhdojë të jetojë këtu, e mos t’ia mbathë nga sytë këmbët, por është zgjidhja që bashkon çdo shqiptar të ndershëm, demokrat dhe socialist.

Mund të vish këtu, mund të dridhesh dhe spërdridhesh, mund të vishesh dhe të zhvishesh, të shpikësh justifikim pas justifikimi për faktin që ke dy muaj në këtë Kuvend, që nuk jep përgjigje, për përgjegjësinë tënde akute dhe supreme për kthimin e Shqipërisë në delen e zezë të krimit dhe të drogës.

Por përgjigja është prapë, je ti Edi Rama! Je ti!

Për ta perifrazuar me një fushatë amerikane: You can take a pig, you can dress him up, you can call him Edi, but he is still a pig.