Boll e trajtoni si njeri që po ndjek logjikë. E vetmja logjikë që po ndjek janë 1.3 miliardë euro në vit drogë, përfitime të tij dhe kupolës mafioze, që duhet t’i mbrojë.

Del këtu ky dhe na flet si linguist. Nuk është linguist.

Ky është kapo i kupolës. Ja çfarë thonë dy raportet më të fundit. Se ky është gati ti vërë zjarrin për këtë gjithë Shqipërisë jo vetëm Shkozës dhe Himarës. Prandaj është i rrezikshëm.

Ja çfarë thonë dy raportet.

Raporti i Institutit të Bashkimit Europian për Studime të Sigurisë dhe Raporti i Qendrës së Monitorimit të Drogës dhe Varësisë ndaj Drogës.

Për vite me radhë, pjesa më e madhe e kanabisit që hynte në tregun e BE kishte një prejardhje nga vendet e Magrebit, kryesisht Marok. Megjithatë, vitet e fundit raportohet një ndryshim për trafikimin e marijuanës dhe vajit të marijuanës nëpërmjet rajonit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Shqipërisë, fakt ky i lidhur me rritjen galopante të kultivimit të kanabisit në këtë vend. Kjo është shkruar në anglisht dhe është përkthyer në shqipen e pastër zyrtare. Rruga e Ballkanit dhe rruga jugore, janë dy rrugët kryesore të trafikimit të opiumit dhe të heroinës në Bashkimin Europian.

Rruga jugore që kalon nga Adriatiku nëpërmjet Shqipërisë, është shndërruar në aksin më të rëndësishëm të një tregu prej 24 miliard Euro.

24 miliard Euro!

24 miliard euro, do të thotë, 6 vite buxheti i shtetit. Ja për cfarë llomotit ky këtu. Që të mos flasim për këtë, për përgjegjësinë e tij pjesën e tij, hisen e tij.

24 miliard Euro.

Për ty gjithçka është për të qeshur. Për të qeshur është kjo për ty. ( I drejtohet Taulant ballës. ) Ti qesh por banorët e Elbasanit dhe Librazhdit nuk qeshin siç qesh ti. Se nuk kanë ato që ke ti.

Se ata, janë për ty, janë për këtë, dhe për një grusht njerëzish, asgjë. Ata skanë bukë. 30% e atyre që sblejnë dot bukë, dhe ushqimet e shportës, janë më shumë në Librazhd.

Dhe 43% e atyre që nuk ngrohin dot shtëpinë, me siguri, do të jetë më e lartë në Librazhd, por ty nuk të bëhet vonë.

Ti qesh, në vend që të heshtje e të reflektoje. Nëse të ka mbetur një fije përgjegjësie, karshi asaj që ka qenë një forcë politike, se sot është grup kriminal, nuk ka më shpresë.

Do të dalin dhe në partinë tuaj, jam i sigurtë, njerëz që do ti thonë jo krimit, por është mirë të dalin sot, në vend që të qeshin me krimin që i është bërë zgjedhë njerëzve.

Të ardhurat nga trafikimi i drogave janë kthyer në burimet kryesore financiare për grupet terroriste si ISIS , Alkaida dhe Hezbollah, thotë raporti. Këto organizma nëpërmjet rrjeteve të ndryshme të narkotikëve që operojnë në rrugët hyrëse të BE, po rrisin bashkëpunimin mes tyre, duke u ndihmuar nga gjendja e vendeve të dështuara ose nga kapitali politik i cili përpiqet të lehtësojë këto aktivitete të paligjshme.

Këto që u them sot shqiptarëve i dëgjoni dhe ju nga partnerët, se ata flasin dhe me ne. Por nuk ju bën përshtypje.

Jeni gati ta shkatërroni Shqipërinë si një partner strategjik të perëndimit dhe të NATO-s, vetëm për xhepat tuaj dhe martesën tuaj me krimin.

Dhe së fundmi, efektet sociale të kanabisit tek shqiptarët.

60%, rritur konsumi i kanabisit tek të rinjtë, 7% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. 13,9% vetëm moshën 15-34 vjeç. Po të ishit njerëz që u qani hallin njerëzve, duhet të shkulnit flokët në vend që të qeshni.