Gjatë takimeve me qindra qytetarë të Matit, kryetari Basha u ndal tek papunësia.

“Si mund të ketë shtet ekonomik kur shqiptarët janë të drobitur ekonomikisht.

Kryefjala e qeverisjes sime do të jetë ekonomia. Ky është përkushtimi im para jush si kryeministri i Republikës së Re”, tha Basha.

Taksat do të ulen, theksoi lideri i opozitës duke u ofruar shqiptarëve taksë të sheshtë 9%.

“Do te injektohen 1 miliard Euro, për të hapur vende pune, frytet e së cilës do i prekin të gjithë shqiptarët”.

Kryetari i PD-së, iu drejtua të rinjve të Matit, ku premtimi ndaj tyre është:

10 mijë studentë do të marrin 1 vit stazh të paguar nga buxheti i shtetit, pas diplomimit të tyre.

“Nuk mund të ketë shtet të fortë pa qytetarë të shëndetshëm e të arsimuar”, tha ai.

Pensioni minimal 250 mijë lekë brenda katër viteve të Republikes së Re, është zotimi që kandidati për kryeministër Lulzim Basha i drejton shtresës e cila nuk është ndihmuar gjatë qeverisjes së majtë.

Me anulimin e koçesioneve korruptive paratë do t’i kthehen shqiptarëve, tha Basha, duke shtuar se shteti nuk bëhet me fasada, por me punë të vërtetë dhe me paga dinjitoze.