Korrupsionin me paratë e OSHEE, paratë e gjakut të shqiptarëve, e bën edhe më skandaloz shuma e madhe e vënë në dispozicion për rikonstruksionin e godinës.

Siç tregojnë të dhënat, OSHEE ka vënë në shërbim të mikut të Edi Ramës, ndërtuesin e sarajeve të tij në Surrel, gati dyfishin e shumës që nevojitet për punën.

Këtë e vërteton më së miri ofertuesi i dytë, i skualifikuar, i cili merr përsipër të kryejë rikonstruksionin me shumën 3 miliardë e 800 milionë lekë, ku përfshihet sigurisht dhe fitimi i tij, ndërkohë që kryehajduti i OSHEE ka ndarë që në fillim 5 miliardë lekë për këtë aferë.

5 miliardë lekë të marra me kërbaç, me burg, e që u kanë kushtuar jetën shumë bashkqytetarëve tanë.

Pikërisht kjo shumë e madhe i jepet fituesit të paracaktuar, mikut të Edi Ramës, i cili ka bërë ofertën me 740 milionë lekë më të lartë se subjekti i skualifikuar.

Ky është një korrupsion i neveritshëm, i ngjizur që në krye si zhvajtje e parave të qytetarëve për tia dhënë ndërtuesit personal të Edi Ramës.

Qytetarët që po dhunohen çdo ditë për një kupton, që përfundojnë në burg e në errësirë nga OSHEE e bandat e tjera të qeverisë, po shohin se çfarë ndodh me paratë e tyre, me taksat e tyre. Ato trajtohen si plaçkë e ndahen sipas interesave të Edi Ramës, i cili vendos për çdo tender, duke përcaktuar në fillim fituesin.

Partia Demokratike angazhohet se bashkë me qytetarët do të vendosë para ligjit dhe para përgjegjësisë abuzuesit e zhvatësit e parave publike.


Deklarata për e zëdhënëses së Partia Demokratike, Orjela Nebijaj, 9 tetor 2015