Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Gjirokastrës Igli Kokalari zhvilloi një takim elektoral në zonën industriale të qytetit. Në takimin që ai pati me një biznes fason z. Kokalari shpalosi platformën dhe vizionin e tij për çështjet e biznesit fason, si edhe për politikat e punësimit që do të ndërmarrë Bashkia e re.

Kokalari u premtoi sipërmarrjeve fasone se do ti shikojë ata si partnerë të rëndësishëm në punësimin e popullsisë duke thithur sa më shumë biznese të tilla.

Për të arritur këtë ai premtoi krijimin e një klime të re për këto biznese, thithjen e bizneseve fasonë të huaja dhe kryesisht ato greke nga zonat kufitare dhe kryesisht nga Janina. Ai u shpreh se bizneset e zonës së Janinës i shikon dhe do ti trajtojë si partnerë mjaft të rëndësishëm, që do të ndikojnë fuqishëm në rritjen e punësimit në Gjirokastër.

Për ti shërbyer kësaj, ai premtoi uljen e taksave lokale duke krijuar kushte të favorshme që ato të operojnë në Gjirokastër pa ngarkesë të rënduar fiskale. Gjithashtu ai u premtoi bizneseve rregullimin e infrastrukturës rrugore si pjesë e rehabilitimit e të gjithë kësaj zone që është lënë në harresë nga Bashkia aktuale.

Igli Kokalari në këtë bashkëbisedim dëgjoi edhe ankesat e ndryshme të punëtorve të këtyre bizneseve dhe u premtoi atyre se gjatë mandatit të tij si Kryetar Bashkie do të punojë për Punë dhe Dinjitet që është edhe kryefjala e partisë që ai përfaqëson.

Kandidati i Partisë Demokratike takoi edhe banorët e lagjes Palorto.

Kokalari premtoi ndaljen e rrënimit të kësaj lagjeje, duke krijuar hapësira të gjelbra, ndriccim për rrugicat me kalldrëm dhe mbi të gjitha pastrimin rrënjësor të mbeturinave.

Kokalari tha se do të ndalojë njëherë e përgjithmonë shkatërrimin e vlerave muzeale dhe do të punojë fort që qyteti të kthehet sërisht në identitet, rugëve me kalldrëm, shtëpive me rasa guri në vend të betonit dhe asfaltit.

Te promovojë vlerat turistike të Gjirokastrës dhe të ndihmojë sidomos shërbimin e hotelerisë familjare, tha kandidati i së djathtës.

Bashkia nën drejtimin e demokratëve do të jetë më pranë qytetarëve, pasi pë një dekadë ajo ka qenë e shurdhër ndaj kërsesave dhe problematikës së tyre, tha z. Kokalari.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 28  Maj 2015