Deklaratë e kryetares së Gruas Demokrate, Albana Vokshi

 

 

 

 

Skandali në zyrat politike të Partisë Socialiste, ku kërkohet favor seksual me një të mitur në këmbim të një vendi pune, është një ngjarje e paralajmëruar, me instalimin e oligarkisë Rama-Meta-Kokëdhima dhe me shkarkimet masive në administratën publike.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë ka denoncuar pushimet e padrejta nga puna të mbi 2500 grave dhe vajzave, në mes tyre edhe të nënave kryefamiljare. 

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë ka denoncuar fushatën kryeministrore për mbledhjen e CV-ve në selinë e Partisë Socialiste, dhe jo në Departamentin e Administratës Publike. 

Kjo ngjarje vërtetoi katërcipërisht që kjo Qeveri ka rënë!! Qytetarët nuk kanë më nevoje të drejtohen në institucionet shtetërore, as në DAP, as në zyrat e punët të rimodeluara me shumë ngjyra nga Rama, për të zgjidhur problemet e tyre. Tashmë, Partia Soialiste ka ngritur një sistem të tërë paralel, korruptiv që ofron zgjidhje në këmbim të favoreve të llojeve të ndryshme. 

Rama premtoi 300 mije vende pune, premtoi mirëqenie për 97% të qytetarëve shqiptarë, por diskriminim, dhunë psikologjike dhe përndjekje gjinore në këmbim të punësimit, po raportojnë çdo ditë qytetarët shqiptarë. 

Duke e dënuar ngjarjen e rëndë të përfaqësuesit politik të oligarkisë në Sarandi, LDG i bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse  të hetojnë të gjitha punësimet në administratë, pas shkarkimeve të shtatorit 2013. Të gjitha “dosjet” kanë një histori të padrejtë për të treguar. 

Po ashtu, LDG kërkon që nëna dhe fëmijët e saj të merren në mbrojtje nga organet shtetërore dhe hetimet të cohen deri në fund pa u ndikuar nga deputetë apo politikanë të veshur me pushtet!!

LDG i bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të reagojnë fuqishëm ndaj këtyre fenomeneve skandaloze të cilat klika në pushtet po tentot ti kthejë në instiotucione!