Deklaratë e Partisë Demokratike

 

 

 

 

 

 

40 ditë më parë, Partia Demokratike u dhunua dhe u kërcënua me jetë në parlament, me një skenar të mirëmenduar të Edi Ramës.

Kjo ngjarje e paprecedent solli kulminim e tensionit politik, dhe e detyroi opozitën të ndërpresë marrdhëniet me Kuvendin, për të shmangur përplasje me pasoja edhe më të rënda.

Edi Rama që është përgjegjës për këtë zhvillim mjaft negative për politikën në vend, dhe shihet gjërësisht si i tillë nga opinioni publik, heshti dhe hesht sot e kësaj dite. Asnjë fjalë, asnjë reagim, asnjë reflektim.

Të paditurin bën Edi Rama prej 40 ditësh, edhe kur masivisht u mësua me prova e me dokumenta se ai e ka inkriminuar parlamentin me deputetë të dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi, deputetë të cilët ai i përdor më pas për të kërcënuar e dhunuar opozitën.

Cdokush, pas këtyre fakteve ka pritur që Edi Rama të mbajë një qëndrim. Dhe cdokush, sërish është zhgënjyer.

Duke mos dënuar akte të tilla, por duke qënë gjithnjë pas tyre si frymëzues e porositës, Edi Rama i ka hapur rrugën inkriminimit masiv të administratës, të zyrave të shtetit dhe të Partisë së tij. 

Eshtë ky lloj standardi politik i Edi Ramës që krijon pastaj përbindëshat e tipit Cane, të cilët nuk njohin asnjë kufi në shpërdorimin e postit për hir të interesave dhe dëshirave personale.