Partia Demokratike dhe qytetarët e Tiranës dënojnë aktin dhe sistemin e ngritur nga oligarkia në pushtet

 

 

Partia Demokratike denoncoi skandalin e sekretarit të deputetit Kokëdhima, i cili kërkon favore seksuale me një të mitur në këmbim të një vendi pune, duke e transmetuar videon përpara Kryeministrisë. 

Këtij mesazhi që dënon fenomenin e abuzimit me pushtetin, iu bashkuan sot pasdite shumë qytetarë të Tiranës.

Kristal, është një gjimnaziste në Kryeqytet, e cila ishte e pranishme në këtë aktivitet denoncues sëbashku me shoqet e saj.

“Videoja që sapo pamë është shumë shokuese dhe një ngjarje shumë e rëndë. Ditë për ditë në shkollë mësuesit na predikojnë që po të mësojmë do të shpërblehemi, dhe duhet të mësojmë sa më shumë. Sepse dituria është e vetmja rrugë që të të hap rrugët në jetë. Por mesa pamë me ardhjen e kësaj qeverie dituria nuk qenka rruga e vetme që ne të na hapen mundësitë për të pasur një të ardhme sa më të mirë. Mesa pamë, edhe të miturve si puna ime u kërkohen si shkëmbime edhe favore seksuale, të kërkuara në një natyre monstruoze, nga një 60 vjeçar i cili mund të ishte gjyshi jonë. Pra po na thuhet se këto janë rrugët që mund të na hapin dyert drejt së ardhmes. Për mendimin tim, kjo është diçka që nuk mund të kalohet lehtë. Personalisht dhe familjarët e mi por edhe e bashkëmoshatarët e mi me të clët kam folur kur pamë këtë video, jemi shumë të tronditur.  Mendoj që ne si të rinj duhet të ngrejmë zërin ndaj monstruoziteteve të tilla dhe ngjarjeve të tilla që me të vërtetë po përbaltin shoqërinë tone”, u shpreh Kristal.

Kordinatori i Partisë Demokratike për denoncimet, Ervin Salianji, theksoi se ndryshimi mes premtimit të Kryeministrit për punësimin dhe cfarë ndodh në realitet, është dramatik.

“Kryeministri u premtoi shqiptarëve 300 mijë vende të reja pune dhe qytetarët e besuan. Besuan tek ëndrra e punësimit. Sot pas një viti ka ardhur koha të bëjmë një bilanc. Bilancin nuk ia kërkon Partia Demokratike, sepse për Partinë Demokratike mbajtja e këtij premtimi do të përshëndetej me kënaqësi. Por pas një viti, bilanci i kësaj qeverie është kjo ngjarje e fëlliqur. Kjo ngjarje e pisët këtu. Kjo video tregon sistemin e ndërtuar nga ky kryeministër dhe nga kjo qeveri. Kjo video tregon se si punësohesh me këtë qeveri. Kryeministri shkon dhe propagandon nëpër zyrat e reja të punës, punësimet e reja, ndërkohë që në të vërtetë qytetarët shqiptarë vendin e punës e gjejnë në këto furriqe të fëlliqura të zyrave të Partisë Socialiste. Tek këto furriqe të fëlliqura për të cilat edhe anëtarët dhe militantët e thjeshtë të Partisë Socialiste ndjejnë neveri. Kryeministri mbas një viti e ka përqendruar pushtetin vetëm tek një klan i ngushtë. Kryeministri mbas një viti nuk ëshstë më kryeministër përtej së majtës dhe së djathtës siç ai kishte qef ta predikonte”, u shpreh Salianji duke shtuar se Kryeministri sot është vetëm përfaqësues i oligarisë në veprim.