Sot pasdite Arben Ndoka kërcënoi me anë të një bisede telefonike zëdhënësen e Partisë Demokratike, LauraVorpsi.

 

Partia Demokratike e dënon me forcë aktin e sotëmmafioz të kërcënimit të zëdhënëses zyrtare të Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, nga deputeti Arben Ndoka.

Ky akt kërcënimi erdhi pas denoncimit me fakte dhe prova të së kaluarës kriminale të Arben Ndokës, i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite burg përshfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe përheqje të lirisë së tjetrit.

Kërcënimi i sotëm banditesk ndaj zëdhënëses zyrtare të Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, nga Arben Ndoka është një tjetër provë se në Shqipëri, Edi Rama  ka ngritur një infrastrukturë kriminale e mafioze për timbyllur gojën opozitës dhe fjalës së lirë.

Partia Demokratike e dënon fuqimisht këtë akt banditesk dhe është më e vendosur se kurrë të bëjë transparencë të plotë të lidhjeve kriminale të Edi Ramës dhe përdorimit prej tij të krimit të organizuar për interesa politike.

Partia Demokratike i bën me dije Edi Ramës, opinionit publik kombëtar dhe gjithë faktorit ndërkombëtar se ai, do të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike, ligjore, personale dhe të gjithanshme për çdo akt kërcënimi dhe dhune ndaj përfaqësuesve të opozitës, të frymëzuar nga ai dhekodoshët e tij politikë.