“Një urim për të gjithë besimtarët që kanë bërë peligrinazhin në Kishën e Shna- Nout, në veccanti për ata që kanë ardhur sot këtu por edhe për të gjithë besimtarët katolikë anembanë Shqipërisë, për të gjithë besimtarët e Zotit, për të gjithë shqiptarët. I ndihmoftë kjo ditë e madhe. Shtoftë dashurinë, respektin e ndërsjelltë dhe sjelltë mbarësi për të gjithë shqiptarët. Nuk është hera e parë që vij dhe me ndihmën e Zotit nuk është hera e fundit që vij. Besoj se mbi gjithccka flet prania e njerëzve të cilët në këtë ditë të Shna- Nout, në këtë natë të Shna- Nout, mblidhen këtu, i luten Zotit, ndajnë me njëri tjetrin sublimitetin e këtij peligrinazhi dhe bashkë me të shpresën dhe besimin për të një ardhme me të mirë”.