Geoffrey Van Orden, një ish-oficer britanik dhe themelues i New Directions European Conservative Foundation, theksoi gjatë prezantimit të programit ekonomik të Partisë Demokratike për vitet 2025-2029, se Evropa po përballet me sfida të mëdha, duke përfshirë tensionet e vazhdueshme në Gaza dhe agresionin rus ndaj Ukrainës. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten të angazhuara për sigurinë evropiane dhe se shtetet e Evropës duhet të mbajnë përgjegjësinë për mbrojtjen e vet, duke u referuar ndryshimeve që kanë ndodhur që nga rënia e Murit të Berlinit, ku Evropa ka çarmatosur shumë. Van Orden u bëri thirrje vendeve evropiane të rishikojnë politikën e mbrojtjes, duke nxjerrë mësime nga historia dhe duke u angazhuar më shumë në sigurimin e rajonit.
Është kënaqësi të kthehem në Tiranë dhe është kënaqësi të jem këtu në një platform më z.Berisha. Unë nuk flas në emër të qeverisë britanike dhe të Evropës, kështu që po ju jap vetëm përshtypjet e mia. Kam qenë 30 vjet si officer i marinës britanike, pastaj dola nga delegacioni i konservatorëve. Ne duhet të zgjohemi dhe mendoj që ky është mesazhi që na ven nga ana tjetër e Atlantikut. Duket sikur ka një përçarje mes vendeve të cilat kanë qenë anëtare. Jetojmë në një të përçarë, konflikti në Gaza, kërcenimi ndaj Izraelit vazhdon të jetë i pranishëm.
Gati 1 mijë milje nga këtu në lindje kemi rusët të cilët vazhdojnë të sulmojnë Ukraninën dhe po bëhen gati 3 vjet nga sulmi i Rusisë ndaj një vendi sovran në Evropë. E gjithë gjakdredhja dhe dëmi që është shkaktuar ëshë i tmerrshëm. Unë dua të theksoj se së pari në kishim z.Pit që është sekretar i SHBA dhe duket se ka qenë emisari i z.Trump, i cili ka përcjell një mesazh të ri në Evropë. Duhet të shikoni me kujdes fjalët të cilave i është referuar, ai e tha qartë që SHBA mbeten të angzhuara ndaj aleancës në NATO, gjithashtu shtoi që mbrojtja e sigurisë evropiane duhet të jetë thelbësore për vendet anëtare të NATO-s. Është interesi ynë i përbashkët strategjik që SHBA të jetë e angazhuar për sigurinë e Evropës. Ne duhet t’i shohim në sy kushorinjt tanë amerikan dhe t’i themi që po mbajmë barrën që na përket. Që pas rënies të murit të Berlinit vendet evropiane janë çarmatosur.
Një proporcion kolosal i shpenzimeve qeveritare është kaluar në mbrojtje vitet e fundit. Ne kemi bërë të kundërtën, dua të hapim sytë nga ajo që ka ndodhur në Ukrainë. Kjo për në ka qenë një thirrje zgjimi, duhet të bëjmë me shumë. Mendoj që duhet të nxjerrim një mësim. Mos të harrojmë mësimet e historisë dhe fitorja do të jetë e jona.