Departamenti i Planifikimit të Territorit

Dr. Gentian Kaprata

Tetor 2021 e në vijim: Pedagog me kohë të plotë në Universitetin Europian të Tiranës.

2019- 2021: Pedagog i jashtëm në Universitetin Europian të Tiranës.

2013- 2019: Profesionist i lirë.

2010 – 2013: Drejtor i Përgjithshëm i Politikave në Ndërtim, Strehim dhe Planifikim Territorial, dhe Drejtor i Politikave Urbane dhe Strehim, pranë Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit,

2002-2010: Ekspert i Urbanistikës Përgjegjës i Sektorit të projektimit të Territoreve të Gjelbërta në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Urbane (ISPU) dhe antar i Këshillit Tekniko-Shkencor të ISPU.

2000- 2002: Asistent Drejtor i Kontakt shpk.

Arsimi & kualifikimi

Pas diplomimit me titullin Urbanist në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Program i Integruar (BA + MA) në Degën Arkitekturë, u emërua në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Urbane, ku ndoqi një sërë kursesh dhe kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit mbi tematika të ndryshme në sektorin e planifikimit dhe zhvillimit territorial dhe urban. Ndoqi studimet pas-universitare dhe u diplomua si ‘Master i Nivelit të Dytë’, në Universitetin Europian të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike, profili Globalizim dhe Zhvillim, dhe më tej mbrojti titullin ‘Doktor’ në Shkencat Sociale të Aplikuara, pranë Universitetit Europian të Tiranës. Aktualisht është në proçesin paraprak për mbrojtjen e titullit ‘Profesor i Asociuar’.

Aktivitete shoqërore & politike:

Si një nga bashkë-themeluesit e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në 5 Qershor 1991 u antarësua në Partinë Demokratike, Dega Fier.