Prof. Dr. Sali Berisha
Maj 2022 e në vijim: Kryetar i Partisë Demokratike dhe deputet përfaqësues i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
2013 – 2019: Deputet përfaqësues i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
2005-2013: Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Kryetar i Partisë Demokratike dhe deputet përfaqësues i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
1997 – 2005: Kryetar i Partisë Demokratike dhe deputet përfaqësues i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
1992-1997: President i Republikës së Shqipërisë.
1991-1992: Kryetar i Partisë Demokratike dhe deputet përfaqësues i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
1967-1990: Mjek në spitalin universitar “Nënë Tereza” dhe lektor, profesor pranë Fakultetit të Mjeksisë.
Arsimi & kualifikimi
Pas diplomimit në Fakultetin e Mjeksisë, Universiteti i Tiranës (1962-1967), u specializua në kardiologji dhe më pas u emërua si asistent profesor në të njëjtin fakultet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës. Gjatë karrierës akademike realizoi punime shkencore, mbi bazën e të cilave mori gradat shkencore dhe titullin “Profesor” (1989) në Universitetin e Tiranës. Mori pjesë në disa specializime në spitale dhe klinika të huaja, si në spitalin Clichy (Paris). Duke filluar që prej viteve ‘70 ka marrë pjesë intensivisht në punë kërkimore, rezultatet e të cilave i ka publikuar në konferenca dhe revista prestigjoze ndërkombëtare si British Heart Journal, etj., si dhe ka qenë autor i disa teksteve të botuara brenda vendit. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore të OBSH.
Aktivitete shoqërore & politike:
Në vitin 1990 ai shkroi një sërë artikujsh në gazetat e vendit ku mbrojti idenë e nevojës së lirisë së shprehjes dhe dënoi censurën dhe auto-censurën si dhe kërkoi hapjen e vendit dhe heqjen nga Kushtetuta të rolit udhëheqës të PPSH dhe lejimin e pluralizmit politik në Shqipëri.
Në dhjetor të vitit 1990 u bashkua që në fillim me protestat e studentëve dhe pas themelimit të partisë së parë opozitare – Partisë Demokratike u bë anëtar i Komisionit nismëtar të saj, e më vonë, në shkurt 1991, u zgjodh kryetar i PD.
Si Kryetar i Partisë Demokratike ai e ka drejtuar atë në 14 zgjedhje të përgjithshme dhe lokale.
Si President i vendit (1992 – 1997), fokusi kryesor ka qenë tek – krjimi i institucioneve demokratike të bazuara në ekonominë e tregut dhe futjen e vendit në institucionet Euroatlantike.
Gjatë periudhës që shërbeu si Kryeministër (2005 – 2013) fokusi dhe arritjet kryesore të qeverisë së tij kanë qenë- Integrimi i vendit në NATO, heqja e vizave, progresi në integrimin e vendit në BE, ndërtimi i inftrastrukturës rrugore moderne, Rruga e Kombit, Shqipëria dixhitale, TAP, Shqipëria superfuqi e vogël energjitike rajonale, etj., etj.
Që prej vitit 2013, si përfaqsues i PD në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe jashtë saj, është përpjekur vazhdimisht që të jetë një zë I forte i opozitarizmit, por edhe I shqetësimeve të qytetarëve pa parti, nëpërmjet denoncimeve publike, në Kuvendin e Shqipërisë, konferenca për shtyp e platforma sociale.
Që prej shtatorit 2021, ai iu rikthye rolit aktiv në strukturat e PD me kthimin e saj në rrugën e misionit të një opozite të vërtetë.
Sali Berisha është Kryetar i Partisë Demokratike i zgjedhur sipas Statutit, nga vota e anëtarësisë.